Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2021

Aliu: Ndërtimi i “Luginës së Diellit” në veri është i paligjshëm

0
Aliu: Ndërtimi i “Luginës së Diellit” në veri është i paligjshëm

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, tha të premten se ndërtimi i vendbanimit “Lugina e Diellit” në Komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, është i paligjshëm.

Ky projket financohet nga Serbia.

“Ajo çka ka ndodhur në veri, me aq sa kemi ne informacion, i bie që as me planet urbane të Serbisë nuk është... Pra, zhvillimi në Luginën e Diellit konsiderohet si ndërtim pa leje sa u përket institucioneve të Republikës së Kosovës, por nuk ka asnjë informacion që ekziston çfarëdo leje ndërtimore, respektivisht çfarëdo lloj plani hapësinor, që është respektuar për ndërtimin e tij. Prandaj, mund të themi se në tërësi është një veprim i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me çfarëdo ligji”, tha Aliu në një seancë të Kuvendit të Kosovës.

Shteti i Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe janë në përfundim të ndërtimit të lagjes “Lugina e Diellit” në Komunën e Zveçanit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Në një sipërfaqe prej 15 hektarësh tokë janë 300 njësi banesore të destinuara për personat e zhvendosur nga Kosova, të komunitetit serb.

Është raportuar se projekti kap vlerën prej 14 milionë eurosh.

Aliu tha se në bazë të informacioneve të disponueshme, Ministria e Mjedisit e Kosovës ka dërguar në vitin 2016 inspektorët e saj, për të kërkuar një raport nga Komuna e Zveçanit, në lidhje me ndërtimin e vendbanimit.

Por, atëbotë, shtoi ai, askush nga ajo komunë nuk ka pranuar t'i japë përgjigje inspektoratit.

Pas kësaj, Aliu tha se Ministria e Mjedisit ka ngritur padi kundërvajtëse ndaj drejtores së urbanizmit në Komunën e Zveçanit.

“Pas kësaj padie, dy vjet më vonë, gjykata e ka shfuqizuar atë, për faktin se kanë kaluar dy vjet dhe padia është parashtruar”, tha Aliu.

“Tani në dokumentacione, në aspektin gjyqësor, situata është krejtësisht e mbyllur, sa i përket Ministrisë karshi Komunës së Zveçanit”, theksoi Aliu.

Aliu tha se Ministria që drejton ai, ka 38 të punësuar në veri të Kosovës, ndërsa në kuadër të Inspektoratit të Ministrisë janë 12 punëtorë.

“Por, fatkeqësisht, raporte për gjendjen në veri në mënyrë zyrtare nuk ka”, tha Aliu.

Ai shtoi se Ministria e tij është duke punuar për t’i mbledhur të gjitha informatat për aktivitetet në veri të Kosovës dhe për punëtorët e kësaj Ministrie në veri dhe se ajo do ta informojë Kuvendin dhe Qeverinë më vonë.

“Se cilat do të jenë veprimet politike më pastaj për vendosjen e rendit, mbetet çeshtje politike që do të diskutohet këtu në Kuvend“, tha Aliu.

Marrëveshja për ndërtimin e vendbanimit “Lugina e Diellit” ishte nënshkruar në vitin 2015 nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe dhe organi i përkohshëm në Zveçan, që funksionon në kuadër të sistemit serb.

Në krye të këtij organi është Ivan Todosijeviq, ish-ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal të Qeverisë së Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë.

Vendbanimi është duke u ndërtuar që nga viti 2016.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një letër dërguar Komunës së Zveçanit, e cila e ka shpallur qytetar nderi më 14 korrik, ka thënë se “gjithçka që bëhet dhe ndërtohet, çdo gur në Luginën e Diellit është themeli ynë për të ardhmen në këto hapësira”.





Губернаторы России
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО





Москва

Филипп Киркоров, Люся Чеботина, SHAMAN – 25 ярких звезд в Открытой студии «Авторадио» на «Премии МУЗ-ТВ 2024»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Рэпер ST

Рэпер ST встретился с участниками «Российской студенческой весны» в Ставрополе




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей

Футболисты ЮФУ одержали три победы в домашнем турнире

Роман Костомаров поучаствовал в боксерской тренировке в Москве


Елена Рыбакина

Елена Рыбакина «заменила» Геннадия Головкина



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Владимир Путин, Дмитрий Медведев, Анатолий Голод: ПРИЗНАНИЕ НАТО НАДО ПРИМЕНЯТЬ!



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России