Shiu përmbyt Prishtinën
![Shiu përmbyt Prishtinën](https://gdb.rferl.org/db1697e6-062d-43ec-993d-de9acd771bd3_tv_w800_h450.jpg)
Të dielën mbrëma, disa rrugë të Prishtinës u vërshuan, pas një stuhie shiu. Komuna e Prishtinës tha se gjendja është nën kontroll dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është në gjendje gatishmërie nëse kësaj komune i duhet ndihmë. Edhe qytete të tjera të Kosovës, ditëve të fundit janë përballur me vërshime, teksa edhe Evropa gjatë kësaj jave ka përjetuar përmbytje vdekjeprurëse.