Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2021

Biden: Pandemia vazhdon te të pavaksinuarit

0
Biden: Pandemia vazhdon te të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi është kryesisht pandemi në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar.

“Nëse jeni të vaksinuar, nuk do të shtroheni në spital, nuk do të jeni në njësi të kujdesit intensiv dhe nuk do të vdisni”, tha Biden në një ngjarje në Ohajo.

“Është vërtet e thjeshtë. Ne kemi pandemi tek ata që nuk janë vaksinuar”, tha ai.

Presidenti shtoi se vaksinimi i fëmijëve nën 12 vjeç ka të ngjarë të miratohet në javët e ardhshme.

Ai shprehu optimizëm se Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) mund t’i miratojë vaksinat për fëmijët e kësaj moshe në fund të gushtit - përpara vlerësimeve të mëparshme.

“Nga bisedimet me grupin tonë të shkencëtarëve pres që në fillim të vitit shkollor, në fund të gushtit, në fillim të shtatorit, tetorit, të kemi miratimin përfundimtar”, tha Biden.

Ai po ashtu tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka të ngjarë të lëshojnë udhëzime, që i inkurajojnë fëmijët që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit, të mbajnë maska në shkolla.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, pak mbi 56.2 për qind e amerikanëve kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mesatarja 7-ditëshe e rasteve të reja me koronavirus në SHBA është rritur gjatë dy javëve të fundit, nga më pak se 13,700 sa ka qenë më 6 korrik, në më shumë se 37,000 më 20 korrik.

Sipas autoriteteve shëndetësore, kjo ka ndodhur për shkak të përhapjes së variantit më ngjitës të koronavirusit, Delta, dhe ritmeve më të ngadalshme të vaksinimit.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se mbi 99 për qind e vdekjeve nga koronavirusi në SHBA dhe mbi 97 për qind e shtrimeve në spital janë në mesin e njerëzve që nuk janë të vaksinuar.

Sipas një studimi të publikuar më 20 korrik, dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca janë efektive ndaj variantit Delta, gati sa janë kundër variantit Alfa, i cili ka qenë dominues më herët.

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, thekson se një dozë e vaksinës nuk është e mjaftueshme për mbrojtje të madhe.

Sipas studimit, dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech janë 88 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta, krahasuar me 93.7 për qind efektivitet kundër variantit Alfa.

Dy doza të vaksinës AstraZeneca janë 67 për qind efektive kundër variantit Delta, dhe 74.5 për qind efektive kundër variantit Alfa, thuhet në studim.

Video:

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi këtë javë se varianti Delta pritet të bëhet dominues gjatë muajve të ardhshëm.

Delta - e zbuluar për herë të parë në Indi - është regjistruar tashmë në 124 territore, 13 më shumë se javën e kaluar, tha OBSH-ja në raportin javor epidemiologjik.

OBSH-ja po ashtu tha se 3.4 milionë raste të reja me koronavirus janë regjistruar javën e kaluar në botë - 12 për qind më shumë se në javën para asaj.

“Me këtë ritëm, pritet që numri i rasteve të raportuara globalisht të kalojë 200 milionë në tri javët e ardhshme”, tha OBSH-ja.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka infektuar deri më tash mbi 191.9 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur.

Përgatiti: Valona Tela





Губернаторы России
Москва

Собянин одобрил три проекта по программе создания мест приложения труда





Москва

Слушатель из Смоленска выиграл на «Авторадио» «Москвич 3»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин объявил о начале работы хаба молодежного предпринимательства



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Полина Гагарина

«Подали в суд»: Гагарина назвала себя жертвой конфликта из-за песни Цоя




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

Ход конем. В Москве на Гоголевском бульваре открылся летний шахматный клуб


Даниил Медведев

После поражения де Минору россиянин Медведев завершает выступление в престижном теннисном турнире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Врач дерматолог-косметолог Мадина Байрамукова: какие бьюти-средства должны быть в идеальной косметичке для путешествий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России