Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2021

Si mund të bëheni turist në hapësirë?

0
Si mund të bëheni turist në hapësirë?

Pëlqyesit e adrenalinës shumë shpejt do të mund të përballen me emocione të forta, teksa turizmi hapësinor nis të jetësohet.

Gjithçka ju duhet është durim. Dhe shumë para.

Kush është duke ofruar fluturime hapësinore?

Dy kompani janë duke ofruar fluturime nga disa minuta në hapësirë, Blue Origin e miliarderit Jeff Bezos dhe Virgin Galactic, e themeluar nga Richard Branson.

Raketa e kompanisë Blue Origin niset vertikalisht, kapsula bie kur arrihet lartësia e duhur dhe më pas ekipi ulet në Tokë me tri parashuta.

Virgin Galactic përdor aeroplanbartës masiv, duke bërë nisjen në pistë horizontale dhe më pas lëshohet raketa me fuqi të nisjes në hapësirë.

Në të dyja rastet, deri në gjashtë pasagjerë mund të ngriten nga ulëset e tyre për të përjetuar disa minuta pa peshë dhe të shikojnë pamjet e Tokës nga Hapësira.

Kur mund të shkoni në hapësirë?

Virgin Galactic ka thënë se fluturimet e rregullta komerciale do të nisin më 2022, pas kryerjes së dy testeve tjera. Lista e pritjes është relativisht e gjatë, pasi 600 bileta janë shitur deri më tani, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Mirëpo kompania parashikon që të kryejë rreth 400 fluturime në vit.

Blue Origin planifikon dy fluturime tjera këtë vit, të parin në shtator dhe “shumë tjera” vitin e ardhshëm.

Një tjetër mënyrë për të shkuar në hapësirë është përmes televizionit. Një emision televiziv në ardhje, Space Hero, ka thënë se planifikon të dërgojë fituesin e garave në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 2023.

Sa do të kushtojë udhëtimi?

Biletat e para të shitura nga Virgin Galactic kanë çmimin mes 200 mijë deri më 250 mijë dollarë secila, mirëpo kompania ka paralajmëruar se çmimi në të ardhmen mund të rritet.

Blue Origin nuk ka bërë të ditur ndonjë çmim.

A janë të ashpra kërkesat për gjendjen fizike?

Jo – secilit i kërkohet të ketë gjendje fizike normale. Trajnimet e kompanisë Virgin Galactic zgjasin vetëm pesë ditë.

Blue Origin premton që t’i mësojë secilit gjithçka i duhet “ditën para nisjes”.

Në fluturimin e parë me ekip të kompanisë Blue Origin në hapësirë, pjesë e ekipit ka qenë pionierja e aviacionit, Wally Funk, 82-vjeçare, e cila tani është kthyer në astronauten më të vjetër, që ka kryer një fluturim të tillë.

Në mesin e kërkesave të kompanisë për të realizuar fluturimin përfshihet ngjitja e shtatë palë shkallëve brenda 90 sekondave si dhe që gjendja trupore të jetë mes 152 centimetrave gjatësi dhe 50 kilogramëve apo 193 centimetra dhe rreth 100 kilogramëve.

Po SpaceX?

Kompania e Elon Musk është duke hyrë po ashtu në lojën e turizmit hapësinor, mirëpo planet e saja janë për udhëtime më të gjata. Çmimi i udhëtimit po ashtu pritet të jetë astronomik – dhjetëra miliona dollarë.

Miliarderi amerikan Jared Isaacman ka nisur një mision të titulluar Inspiration4, që përfshin atë, bashkë me tre pasagjerë tjerë rreth Tokës, në udhëtimin që besohet se do të realizohet përmes një rakete të kompanisë SpaceX.

Më pas, në janar të vitit 2022, tre biznesmenët do të udhëtojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me një astronaut me përvojë. Misioni, i titulluar Ax-1, është duke u organizuar nga kompania Axiom Space, e cila ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Spacex për tri fluturimet e radhës.

Kompania e miliarderit Musk është duke planifikuar udhëtim në orbitë me katër persona, të organizuar nga kompania Space Adventures – kompania e njëjtë që ka organizuar fluturimin e miliarderit japonez Yusaku Maezawa në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në muajin dhjetor, me një anije kozmike ruse Soyuz.

Maezawa po ashtu pritet të realizojë një udhëtim në Hënë më 2023, përmes një anije kozmike që është ende duke u zhvilluar nga kompania SpaceX.

Ai ka ftuar tetë anëtarë nga publiku që t’i bashkohen – por periudha e aplikimit tani ka përfunduar.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Жанну Агузарову -награждённую титулом «Легенда вне времени» вырезали




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


WTA

Россиянка Людмила Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В России запустили бесплатного цифрового ЗОЖ-помощника



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России