Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2021

Protesta në disa qytete evropiane kundër rregulloreve për COVID-19

0
Protesta në disa qytete evropiane kundër rregulloreve për COVID-19

Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë nëpër rrugët e disa qyteteve evropiane më 24 korrik, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj rregullave për vaksinim kundër koronavirusit.

Protestat më të mëdha janë zhvilluar në Francë, ku besohet se 160,000 persona kanë protestuar në këtë shtet, kundër një projektligji që i kërkon secilit person të ketë leje speciale për të hyrë në restorante dhe institucione tjera publike.

Përmes këtij projektligji, autoritetet franceze e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin e gjithë stafit shëndetësor.

Shumica e protestave kanë qenë të qeta, mirëpo në Paris, ku kanë protestuar rreth 11,000 persona, policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kanë bërtitur “Liri”.

Një protestues është raportuar të ketë hedhur një karrige drejt një zyrtari policor.

Policia më vonë ka përdorur edhe topa uji, për të shpërndarë protestuesit.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka thënë se nëntë persona janë arrestuar, si dhe ka kritikuar dhunën e drejtuar nga policia dhe gazetarët.

Ligjvënësit në Senatin e Francës, kanë diskutuar për projektligjin më 24 korrik, pasi dhoma e ulët e parlamentit, e ka miratuar të njëjtin një ditë më parë.

Shumica e të rritur francezë janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit dhe një mori sondazhesh tregojnë për mbështetje të madhe ndaj masave të reja.

Projektligji mëton të zgjerojë përdorimin e “pasaportës shëndetësore”, që tani kërkohet për hyrje nëpër muze, teatro, dhe zona turistike.

Nëse ndryshimet miratohen, kjo pasaportë më pas mund të kërkohet edhe në bare e restorante, dhe disa hapësira tjera.

Për të siguruar këtë pasaportë, banorët e Francës duhet të jenë të vaksinuar plotësisht, të kenë test negativ për koronavirus, apo të kenë vërtetim se janë të shëruar nga virusi.

Debati për këtë dokument është zhvilluar teksa autoritetet franceze janë duke regjistruar mbi 20,000 raste të infektimit me koronavirus në ditë.

Ndërkohë në Itali, mijëra persona janë mbledhur në Romë, Milano, Verona, dhe qytete tjera, më 24 korrik, në protesta paqësore, kundër vendimit të Qeverisë italiane për t’iu kërkuar banorëve të ashtuquajturën “pasaportë të gjelbër”, për të hyrë në ambiente të mbyllura nëpër restorante, kinema dhe hapësira tjera.

Në qytetin Verona, mijëra protestues kanë bërtitur “Jo pasaportë të gjelbër” dhe “Liri”.

Në mesin e protestuesve ka pasur familjarë me fëmijë të vegjël dhe staf shëndetësor, disa prej të cilave kanë thënë se janë duke rrezikuar që të humbin vendet e punës.

Ka pasur persona që e kanë konsideruar pasaportën e gjelbër, si vendim të marrë nga diktatorët fashistë.

Pavarësisht kundërshtimeve, vendimet e reja në Itali, që do të zbatohen nga 3 gushti, kanë rritur numrin e termineve për vaksinim.

Deri më tani, gjysma e të rriturve në Itali janë vaksinuar plotësisht.

Policia në Greqi, ndërkaq, ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji, për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në Athinë, për të kundërshtuar vaksinimet e detyrueshme.

Më shumë se 4,000 persona janë mbledhur jashtë parlamentit grek për të tretën herë këtë muaj, për të kundërshtuar vaksinimet e detyrueshme për disa punëtorë shëndetësorë.

Një zyrtar policor ka thënë se disa protestues kanë hedhur bombola nafte, çka ka shtyrë policinë të përgjigjet me gaz lotsjellës, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar edhe në Brazil,  duke kërkuar shkarkimin e presidentit, Jair Bolsonaro, për shkak të mënyrës si ka menaxhuar pandeminë.

Kjo ka qenë java e katërt e protestave të thirrura nga partitë e majta, sindikatat e punës dhe grupet kundër Bolsonaros.

Në Rio de Zhaneiro dhe vende tjera, protestuesit janë ankuar për vonesa në programin e vaksinimit në Brazil, ashtu sikurse edhe për shkallën e lartë të papunësisë.

Ata kanë kërkuar më shumë ndihma për të varfrit.

Brazili ka regjistruar gati 550,000 vdekje të lidhura me koronavirus.

Kjo shifër e viktimave është tejkaluar vetëm nga Shtetet e Bashkuara, që kanë regjistruar mbi 610,000 persona të vdekur, ndonëse këto të fundit kanë 120 milionë më shumë banorë sesa Brazili.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Моргенштерн

Шоумен Барецкий: у нас с Моргенштерном будет концерт 28 июня




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Экс-глава «Автодора» остался в неоплаченном долгу // В погашение нанесенного им ущерба в два миллиарда пойдут старая иномарка, часы и чуть более 300 тыс. рублей



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России