Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2021

SHBA: Cisterna e naftës në brigjet e Omanit, cak i një sulmi me dron  

0
SHBA: Cisterna e naftës në brigjet e Omanit, cak i një sulmi me dron  

Ekspertët për shpërthime të Marinës amerikane thanë se besojnë se “një sulm me dron” ka targetuar një cisternë të naftës në brigjet e Omanit, duke vrarë dy pjesëtarë të ekuipazhit, tha Marina amerikane më 31 korrik.

Më 30 korrik, Izraeli fajësoi Iranin për sulmin ndaj cisternës së naftës, që menaxhohet nga Izraeli, ku u vranë dy pjesëtarë të ekuipazhit – një britanik dhe një rumun.

Zodiac Maritime, me seli në Londër, por që është pjesë e Zodiac Grup, të miliarderit izraelit, Eyal Ofer tha se cisterna e naftës u sulmua në orët e vona të 29 korrikut. Kompania nuk dha më shumë detaje për natyrën e sulmit. Cisterna e sulmuar, Mercer Street ishte me flamur të Liberisë dhe në pronësi japoneze.

Avionmbajtësi amerikan USS Ronald Reagan tha se së bashku me USS Mitscher kanë përcjellë Mercer Street, drejt portit, tha Marina amerikane.

“Ekspertët e shpërthimeve të Marinës amerikane ishin në bord për t’u siguruar se nuk ka rrezik për ekipin dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetimin e këtij sulmi. Të dhënat fillestare qartazi tregojnë se ka ndodhur një sulm me dron”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid fajësoi Iranin për sulmin, duke thënë se ka kërkuar nga Sekretari i Jashtëm britanik që të ketë një përgjigje më të ashpër për incidentin.

“Irani nuk është vetëm problem i Izraelit, por një eksportues i terrorizmit, i shkatërrimit dhe paqëndrueshmërisë që na dëmton të gjithë ne. Bota nuk duhet të qëndrojë e heshtur përballë terrorizmit iranian që gjithashtu dëmton lirinë e transportit”, tha Lapid përmes një deklarate.

Cisterna e sulmuar, Mercer Street ishte me flamur të Liberisë dhe në pronësi japoneze.

Ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Irani, që ka fajësuar Izraelin se qëndron prapa vrasjes së shkencëtarit kryesor bërthamor që ndodhi vitin e kaluar.

Po ashtu Irani e ka fajësuar Izraelin se qëndron prapa një serie të sulmeve në ndërtesat e tij bërthamore.

Televizoni Al Alam, që është rrjet televiziv i Qeverisë iraniane, ka cituar burime të paidentifikuara të kenë thënë se sulmi ishte përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar të Izraelit në një aeroport në Siri.

Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore ndaj caqeve iraniane në Siri, si pjesë e një lufte në hije ndaj dy rivalëve rajonalë. Në muajt e fundit, anijet e lidhura me këto dy shtete, kanë qenë cak i sulmeve teksa kanë lundruar në ujërat përreth Lindjes së Mesme.

Tensionet janë rritur në Gjirin Persik prej se Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksionet ndaj Iranit më 2018, pasi presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump e tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.

SHBA-ja, aleatja më e ngushtë e Izraelit, ka shprehur shqetësim dhe ka thënë se është duke e monitoruar situatën.

“Ne jemi duke punuar me partnerët tanë, me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të verifikuar faktet”, tha një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit.

Një zyrtar amerikan është cituar nga agjencitë Associated Press dhe Reuters të ketë thënë se ende nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, por me gjasë sulmi është kryer me dron.

Operacionet për Tregti Detare në Mbretërinë e Bashkuar, që ofron informacione për sigurinë detare, thanë se sulmi nuk ishte pirateri, duke shtuar se janë duke kryer hetime për këtë rast.

Ndërkaq, në deklaratën e Zodic Matitime është thënë se në kohën e sulmin, cisterna e naftës po udhëtonte nga Dar es Salaam për në Fujairah, por nuk kishte ngarkesë me vete.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Omanit tha se sulmi ka ndodhur jashtë ujërave territoriale të këtij shteti.

Zodiac Maritime ka thënë se cisterna e naftës është përsëri nën kontrollin e ekuipazhit të saj dhe se është duke shkuar drejt një “lokacioni të sigurt nën përcjelljen e Shteteve të Bashkuara”.





Губернаторы России
Москва

Собянин открыл приемное отделение Морозовской детской городской больницы





Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области в текущем году компенсировало стоимость полиса ОСАГО более 600 жителям региона


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии Москвы на ПМЭФ   



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

В Красноярске рэпер Баста поругался с ГАИ и вынужденно пошел пешком через мост




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Спортсменки из Пскова привезли два «серебра» с соревнований по джампинг-фитнесу в Москве

Альбина Мухаметзянова на ПМЭФ объявила о выходе сериала «Команда МАТЧ» в Казахстане

Команды руководства Москвы примут участие в турнире по тэг-регби в Суздале


Александр Зверев

Зверев и Рууд не пожали друг другу руки после полуфинала «Ролан Гаррос» – из-за проблем с желудком у норвежца



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Соцфонд выдал проактивно 3,2 млн сертификатов на материнский капитал



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России