Vendësit dhe turistët ikin nga zjarret masive në Turqi
![Vendësit dhe turistët ikin nga zjarret masive në Turqi](https://gdb.rferl.org/e5098495-aec7-45f7-bbf1-b11641217ab5_w800_h450.jpg)
Numri i viktimave nga zjarret e egra në Turqi ka arritur në tetë, gjatë fundjavës, ndërsa në zonat e prekura po vazhdon evakuimi i mijëra personave, përfshirë turistë të frikësuar nëpër hotele. Plot 105 zjarre janë regjistruar në 35 vendbanime në Turqi, që nga e mërkura, teksa flakët e shtatë prej zjarreve po vazhdojnë – shumica jo shumë larg vendpushimeve në qytetet jugore të Antalias dhe Marmarisit.
(Përgatiti: Trim Haliti)