Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

Vdes një person nga zjarret në Shqipëri

0
Vdes një person nga zjarret në Shqipëri

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga organizmat ndërkombëtarë për shuarjen e zjarreve, ndërkohë që kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në disa vendbanime të rrezikuara nga zjarri në jug të Shqipërisë derisa është shënuar viktima e parë nga kjo fatkeqësi.

Një 55-vjeçar nga fshati Asim Zenel i Gjirokastrës, ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij ka pësuar lëndime, derisa çifti po bënin përpjekje për ta shpëtuar pronën e tyre të kapluar nga flakët.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kërkoi nga banorët e zonave të prekura t’i binden thirrjes për evakuim.

“Është një situatë shumë e vështirë,” deklaroi Peleshi. “Ne do të bëjmë më të mirën me të gjitha forcat që kemi këtu dhe me forcat ajrore që po zhvendosen drejt Gjirokastrës... Ju lutem banorëve të bashkëpunojnë me policinë, të dalin nga banesat”, u shpreh Peleshi.

Kreu i Emergjencave Civile të Shqipërisë, Haki Çako tha se shteti shqiptar ka kërkuar nga qendra e reagimit të emergjencave civile në Bruksel për t’i ndihmuar Shqipërisë në përballje me gjendjen kritike, e cila ka vazhduar të përkeqësohet për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta që vazhdojnë ta shpërndajnë zjarrin.

Situata me zjarre është shpallur kritike në rrethin e Gjirokastrës dhe të Shkodrës, ndërkohë që forcat e armatosura, krahas helikopterëve, janë vënë në dispozicion të Mbrojtjes Civile në qarkun e Gjirokastrës për ta vënë nën kontroll zjarrin dhe për ta bërë evakuimin e banorëve të rrezikuar. Autoritetet shqiptare njoftojnë për qindra hektarë pyje dhe kullota të shkatërruara nga zjarret në mbarë Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta theksoi se aktualisht ka mbi 70 vatra aktive zjarri në Shqipëri dhe kritikoi reagimin e Qeverisë për t’iu dalë në ndihmë strukturave lokale për ndërhyrje emergjente.

“Është e patolerueshme, që strukturat vendore dhe qendrore, në shumicën e operacioneve, shfaqen vetëm me mjete rrethanore. Për këtë arsye inkurajoj domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje emergjente, të drejtuar dhe të koordinuar më së miri, për të pasur sukses në luftën kundër zjarrit, nëpërmjet marrjes së menjëhershme të të tjera masave efektive dhe drastike,” deklaroi Meta.

Pas disa ditësh betejë, situata me zjarret është përshkallëzuar të hënën, kur Qeveria shqiptare dërgoi forcat e armatosura për ta vënë nën kontroll zjarrin që po rrezikonte bazën detare Pashaliman në Karaburun.





Губернаторы России
Москва

Собянин объявил о начале работы хаба молодежного предпринимательства





Москва

Солнечные дети на сцене Кремля


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Начался прием заявок на конкурс грантов для социальных НКО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Композитор

Композитор Гладков предложил создать Театр юного зрителя в Чите




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Юные тулячки завоевали серебро и бронзу турнира по синхронному плаванию

Ход конем. В Москве на Гоголевском бульваре открылся летний шахматный клуб

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80


Анастасия Потапова

Потапова о поражении от Свентек на "Ролан Гаррос": организм дал сбой



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Сергей Брановицкий

Студия Звукозаписи в Москве. Создание Песен, Музыки, Аранжировок.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России