Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

Maska e distancë edhe për fëmijët

0
Maska e distancë edhe për fëmijët

Gjatë dy ditëve të fundit, 47 fëmijë janë infektuar me koronavirus në Kosovë.

Gjendja e këtyre fëmijëve konsiderohet stabile, meqë shumica nga ta, sipas autoriteteve shëndetësore, janë duke u trajtuar në shtëpi.

Vetëm një nga fëmijët e moshës së re (nga 0-9 vjeç) që ka dalë pozitiv me COVID-19, është duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rufadije Maqastena-Maxhuni, doktoreshë në Klinikën e Pediatrisë, tha për Radion Evropa e Lirë, së fëmija i pranuar në klinikë, që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është i izoluar dhe po e merr trajtimin e duhur.

"Pacienti është duke u trajtuar me terapi dhe gjendja e përgjithshme është stabile", tha ajo.

Prej 13 marsit të vitit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, e deri më tash, në Klinikën e Pediatrisë në QKUK janë trajtuar 68 fëmijë të infektuar me koronavirus.

Numri i rasteve me COVID-19 ditëve të fundit është në rritje, kurse më 5 gusht, u regjistruan 195 raste të reja pas testimit të 3.730 mostrave.

Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Shëndetësisë (MSH) thotë se po e përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike në vend. MSH-ja shton se çdo rritje e rasteve me COVID-19, duhet të merret me shqetësim dhe me seriozitet.

"Po kryhen testime çdo ditë, gjurmime të rasteve dhe një mbikëqyrje e përgjithshme e situatës. Në varësi të zhvillimit të situatës më tej, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të japë rekomandimet përkatëse lidhur me situatën", thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Të vaksinohen prindërit

Infektologu Hamdi Ramadani, thotë se sikurse të rriturit, edhe fëmijët duhet të kenë kujdes të shtuar në mbrojtje nga virusi dhe të respektojnë masat siç janë mbajtja e maskës dhe e distancës.

“Pra nëse do të ketë rritje të numrit të rasteve, duhet të përdoren patjetër maskat. Po ashtu, nëse në një kopsht apo shkollë paraqiten rastet, ato duhet të mbyllen", thekson Ramadani.

Infektologu Ramadani, shton se për të ruajtur fëmijët nga infektimi me koronavirus, prindërit dhe të rriturit duhet të vaksinohen. Kjo, sipas tij, është mbrojtja më e mirë për të gjithë.

"Një rritje e të sëmurëve në vend, të moshat e rritura e bën të mundur në mënyrë të vazhdueshme që edhe fëmijët e moshave të ndryshme, në kontakt me të rriturit, që mund të kenë virusin, mund ta bartin atë edhe te fëmijët", thotë Ramadani.

A është i sigurt kthimi në shkolla?

Në Kosovë, ende nuk është marrë vendimi sesi do të zhvillohet viti i ri shkollor në shtator.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, nga rreth 23 mijë mësimdhënës në gjithë Kosovën, deri më tani janë vaksinuar mbi 7 mijë prej tyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka deklaruar për Ekonomia Online se për të nisur procesin mësimor në shtator, me prezencë fizike në shkolla, duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim.

Në Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nuk e shohin të sigurt fillimin e vitin e ri shkollor në rast të rritjes së numrit të rasteve të fëmijëve me COVID-19 dhe mosvaksinimit të mësimdhënësve.

“Nëse vazhdohet me këtë tendencë të rritjes së numrit të të infektuarve në mesin e fëmijëve dhe të rriturve, atëherë vërtet shtatori (fillimi i procesit mësimor) do të jetë me shumë pikëpyetje. Për të mos qenë në pikëpyetje, kolegët tanë mësimdhënës, kudo në Kosovë, duhet të vaksinohen me të dy dozat e vaksinës”, thotë për Radion Evropa e Lirl, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Ymret Reshiti, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, thotë se mosvaksinimi i mësimdhënësve mund të vështirësojë fillimin e procesit mësimor më 1 shtator.

“Si pasojë e mosvaksinimit të mësimdhënësve, procesi mësimor do të rrezikohet dhe do të rritet numri i të infektuarve. Këshilli i Prindërve të Kosovës, tash e sa kohë, në mënyrë publike u është drejtuar institucioneve dhe Qeverisë – pasi është përgjegjësi e Qeverisë që të ndjekë shembujt e vendeve të tjera – që të fillojnë kushtëzimin e kategorive të ndryshme të qytetarëve me marrjen e vaksinës. Ne jemi për kushtëzimin e marrjes së vaksinës nga të gjithë shërbyesit publikë, posaçërisht dhe me prioritet të mësimdhënësve për shkak se procesi mësimor do të fillojë në shtator dhe rreziqet janë shumë të mëdha”, thotë ai.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë thënë më herët se nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore për të obliguar mësimdhënësit që të vaksinohen.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

"Как в раю": Джиган и Самойлова исполнили мечту знаменитой "диско-бабушки" из Коми




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


WTA

Саснович победила на старте квалификации турнира WTA-500 в Берлине



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России