Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

Odat ekonomike të Kosovës dhe Izraelit kërkojnë marrëveshje për tregti të lirë 

0
Odat ekonomike të Kosovës dhe Izraelit kërkojnë marrëveshje për tregti të lirë 

Përfaqësues të bizneseve të Kosovës dhe Izraelit janë zotuar se do të rrisin bashkëpunimin në mes tyre. Kështu është thënë pas një takimi që kanë pasur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe nënkryetari i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek.

Ky është hapi i parë në angazhimin e lidhjeve ekonomike mes këtyre dy shteteve, tha Berat Rukiqi gjatë një konference për media, duke shtuar e do të ketë edhe vizita në Kosovë të kompanive izraelite.

“Të dy odat do të angazhohen që të krijojmë parakushtet ligjore të rëndësishme për këtë, duke filluar nga propozimet që do t’i dërgojmë te dy qeveritë për inicimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë në mes Kosovës dhe Izraelit. Është e rëndësishme që të kemi raporte ekonomike me Izraelin për shkak të fuqisë ekonomike dhe për shkak të kompanive të këtij shteti që janë lidere globale në shumë fusha dhe sektorë të ekonomisë”, tha Rukiqi.

Shteti i Kosovës dhe i Izraelit kanë marrëdhënie të reja, por të forta, tha nënkryetari i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek. Sipas tij, është bërë një lëvizje e mirë me vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe shtoi se jo vetëm shteti, por edhe njerëzit e Izraelit e vlerësojnë faktin që Ambasada e Kosovës është ndër të parat ambasada të vendosura në Jerusalem.

“Marrëdhëniet diplomatike janë të mirë, por nëse nuk keni një marrëdhënie ekonomike dhe tregtare, marrëdhënia nuk do të jetë stabile. Prandaj jam këtu në emër të Odës së Izraelit për të hapur një marrëdhënie të re, të punojmë së bashku dhe të nisim tregti dhe ekonomi në mes të dy odave tona dhe pastaj në mes të kompanive izraelite dhe kosovare”, theksoi Roznek.

Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt të këtij viti në një ceremoni virtuale, në të cilën ish-ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin, ku thuhej se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë me Marrëveshjen e 4 shtatorit 2020, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Po ashtu, në këtë marrëveshje ishte paraparë edhe hapja e Ambasadës se Kosovës në Jerusalem, ndërkaq në rastin e Serbisë, është paraparë zhvendosja e Ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në Prishtinë është hapur Korporata për Zhvillim dhe Investime Kosovë - Izrael (KIDIC), qëllimi i së cilës thuhet të jetë zhvillimi dhe rritja lidhjeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Deri më tash investimet nga Izraeli në Kosovë dhe shkëmbimet mes këtyre dy shteteve, sipas të dhënave zyrtare, nuk kanë qenë në nivel të lartë, krahasuar me shtetet tjera.

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vitin e kaluar nga shteti i Izraelit janë importuar produkte në vlerë prej rreth 22 milionë euro, kryesisht derivate të naftës dhe produkte të plastikës, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në këtë shtet ishte minimal, në vlerë prej rreth 85 mijë euro.

Kurse gjatë viteve të fundit, në Kosovë investimet e huaja nga Izraeli, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kanë qenë rreth 1.6 milion euro. Nga kjo shumë, rreth një milion euro u investuan në sektorin e patundshmërive, kurse pjesa tjetër është investuar në sektorin e tregtisë. Ndërkaq, në vitin 2020, vlera e remitencave nga Izraeli ishte rreth 170 mijë euro.





Губернаторы России
Москва

Собянин открыл пешеходную галерею между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская





Москва

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал об итогах чемпионата «Абилимпикс»



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Пелагея разделила имущество с бывшим мужем




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Среди сотрудников уголовно-исполнительной системы Республики Дагестан определили лучшего гроссмейстера

Дмитрий Вязьмикин – тренер по индивидуальной подготовке молодежного футбола «Локо»

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80


Новак Джокович

Джокович — о травме: На данный момент, вроде все нормально, но я не знаю, что будет утром



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Mash: сына модельера Зайцева увезли в реанимацию в Москве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России