Gratë mbyllen brenda prej "frikës së madhe" nga talibanët
![Gratë mbyllen brenda prej](https://gdb.rferl.org/7422a583-29da-4ff5-a444-3a3e9d8fd227_tv_w800_h450.jpg)
Gazetarja e pavarur e Current Time, Liza Karimi, përshkruan jetën në rrugët e Kabulit të kontrolluar nga talibanët, tri ditë pasi militantët e morën në dorë kryeqytetin afgan. Ajo thotë se shumë njerëz – veçanërisht gratë – kanë shumë frikë, pavarësisht thirrjeve dhe garancive nga talibanët që popullata të vazhdojë jetën normale. Ajo pohon se vetëm pak gra po dalin jashtë me bashkëshortët e tyre apo me meshkujt e familjes, dhe se shumë njerëz ende po kërkojnë me ngulm mënyra për të ikur nga vendi. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)