Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

Qeveria miraton masat e reja dhe angazhon staf shtesë shëndetësorë

0
Qeveria miraton masat e reja dhe angazhon staf shtesë shëndetësorë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 18 gusht ka miratuar masat e reja të kufizimit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ditët e fundit është shënuar rritje enorme e rasteve me COVID-19 dhe varianti Delta tashmë po mbizotëron rastet e të infektuarve. 

Vitia tha se në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore po vendosen masat e reja të kufizimit, pasi kapacitetet e spitaleve janë të kufizuara. 

Ministri tha se nga data 20 gusht mbyllen klubet e natës si dhe ndalohet organizimi i dasmave. Një masë tjetër është shkurtimi i orarit të punës deri në 22:30 për bizneset e gastronomisë, pasi që vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare. 

Në bazë të vendimit të ri qytetarëve nga vendet me rrezikshmëri të lartë, përfshirë qytetarët e vendit që vijnë nga ato vende do t'iu kërkohet testi negativ, certifikata e vaksinimit ose testi serologjik. Ministri nuk bëri të ditur se cilat vende janë të përfshira në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë. Masat do të vlejnë deri më 1 shtator, por sipas ministrit Vitia, varianti Delta e bën të paparashikueshme situatën. 

Ministri tha se detajet e këtij vendimi do të publikohen ndërkohë. 

Staf shtesë për menaxhimin e pandemisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar edhe vendimin për rritjen e stafit shëndëtsorë që do të merren me menaxhimin e pandemisë dhe procesin e imunizimit.

Angazhimi i 1116 punëtorëve shtesë pritet të bëhet brenda 10 deri 14 ditësh, tha ministri i Shëndetësisë.

Kryeministri Kurti bëri thirrje për vaksinim duke përmendur faktin se nuk është shënuar asnjë vdekje me variantin Delta nga pacientët që kanë qenë të vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (18 gusht) se janë regjistruar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri.

Bazuar në 10.258 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë dalë 2.110 persona. Kthyer në përqindje del se nga numri i testimeve 20 për qind kanë dalë pozitivë.

Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 12.159. Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 130 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 106.408.

Kosova e ka nisur procesin e imunizimit në muajin mars. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

Deri më 18 gusht 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë se në spitalet e përgjithshme në Kosovë si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 575 pacientë, prej tyre 468 me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 29 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 418 po trajtohen me oksigjenorapi.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

«Всю жизнь я зарабатывал пением и… легким аферизмом». Прохор Шаляпин раскрыл источники дохода в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3    




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


ATP

«Ну и где здесь «группа смерти?» ATP показала, каким был бы Евро-2024 с теннисистами



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Козлов: Россия и КНДР прорабатывают возможность запуска прямых рейсов



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России