Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

Dijetarët islamikë do të vendosin për rolin e grave, thotë një përfaqësues taliban

0
Dijetarët islamikë do të vendosin për rolin e grave, thotë një përfaqësues taliban

Një udhëheqës i lartë taliban i ka thënë agjencisë Reuters se roli i grave në Afganistan, përfshirë të drejtën e tyre për punë dhe arsimim dhe mënyrën se si duhet të vishen, do të vendoset përfundimisht nga një këshill dijetarësh islamikë.

"Nëse vajzat do të lejohen ose jo të shkojnë në shkollë do të vendosin dijetarët tanë", tha Waheedullah Hashimi, i cili ka qasje në vendimmarrjen e grupit.

"Ata do të vendosin nëse gratë duhet të mbajnë hixhab, burka, abaya apo tjerat. Kjo varet nga ata", ka thënë ai.

Hixhabi është një shall që mbulon kokën, burka është një veshje përmes së cilës mbulohet gjithë trupi duke lënë vetëm sytë e pambuluar, ndërsa abaya është një veshje që e lë fytyrën të pambuluar.

Të martën, zëdhënësi kryesor i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha në një konferencë për media në Kabul se gratë do të lejohen të punojnë dhe studiojnë dhe "do të jenë shumë aktive në shoqëri, por brenda kornizës së ligjeve të Islamit".

Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Ato që shkelën rregullat ndonjëherë u dënuan me rrahje publike nga policia fetare e talibanëve.

Pasi morën kontrollin e Afganistanit pas 20 vjetësh të prezencës së huaj ushtarake, talibanët tani janë nën vëzhgimin e udhëheqësve perëndimorë nëse kanë ndryshuar, përfshirë edhe mënyrën se si i trajtojnë vajzat dhe gratë.

"Ne do ta gjykojmë këtë regjim bazuar në veprimet e tij dhe jo nga fjalët e tij, në qëndrimin e tij ndaj terrorizmit, krimit dhe narkotikëve, si dhe të drejtave të vajzave për arsimim", tha kryeministri britanik Boris Johnson të mërkurën.

Të mërkurën (18 gusht) Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe 19 vende tjera, përshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës u bëhet thirrje talibanëve që të respektojnë të drejtat dhe sigurinë e grave dhe vajzave afgane.

Këto vende shpresin shqetësimin e thellë për situatën në të cilën gjenden gratë dhe vajzat afgane, përkatësisht sa i takon të drejtave të tyre për arsimim, punën dhe lirinë e lëvizjes.

Deklarata u lëshua tre ditë pasi talibanët hynë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul dhe rrëzuan qeverinë e mbështetur nga Perëndimi.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Валерий Гергиев

Про царя в голове: Гергиев привез в «Большой» «Ивана Сусанина»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Людмила Самсонова

Теннисистка Самсонова вышла в финал турнира в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России