Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

NATO u bën thirrje talibanëve të mundësojnë evakuim të sigurt nga Afganistani

0
NATO u bën thirrje talibanëve të mundësojnë evakuim të sigurt nga Afganistani

Aleanca Veri-atlantike (NATO) i ka bërë thirrje talibanëve që të lehtësojnë evakuimin “e sigurt dhe të rregullt” të të huajve dhe afganëve që kanë leje për t’u larguar nga Afganistani, pas raportimeve se disa njerëz po kanë vështirësi që të arrijnë në aeroportin e Kabulit.

“U bëjmë thirrje atyre që kanë autoritet në Afganistan që të respektojnë dhe  lehtësojnë largimin e tyre të sigurt dhe të rregullt, përfshirë edhe përmes Aeroportit Hamid Karzai në Kabul”, thanë 30 anëtarët e NATO-s përmes një deklarate të përbashkët më 20 gusht, pasi mbajtën një mbledhje urgjente.

“Përderisa operacionet e evakuimit po vazhdojnë, ne do të ruajmë koordinimin tonë të ngushtë përmes mjeteve ushtarake të aleatëve” në aeroport, thuhet në deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u tha ministrave të jashtëm, që morën pjesë në takim, se “sfida kryesore” për aleancën është që të sigurohen që njerëzit të arrijnë deri në aeroport, pasi ka raportime se militantët po përndjekin afganët që kanë punuar për NATO-n.

NATO-ja ka prezencë civile prej rreth 800 personash në Afganistan, ku përfshihen edhe shumë afganë, por nuk ka personel ushtarak në terren.

Megjithatë, mijëra ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve po vazhdojnë që ta mbrojnë aeroportin në Kabul dhe po koordinojnë evakuimet, që po pengohen nga shumë faktorë, që prej postblloqeve të ngritura nga talibanët e deri te problemet me dokumentacion.

Dymbëdhjetë persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit që prej 15 gushtit, ka thënë NATO-ja dhe zyrtarët talibanë, pas raportimeve se luftëtarët talibanë po pengojnë afganët që të futen në aeroport.

NATO mbajti një takim virtual për të diskutuar përpjekjet për evakuim dhe për të diskutuar për marrëdhëniet në të ardhmen me talibanëve, teksa janë rritur raportimet se militantët po kryejnë vrasje në zonat që po kontrollojnë. Këto raportime kanë rritur shqetësimet se talibanët do të rikthejnë rregullat shtypëse që ishin në fuqi në kohën kur ky grup sundoi Afganistanin nga viti 1996 deri më 2001.

Në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të anëtarëve të NATO-s u tha po ashtu se “ne jemi të bashkuar në shqetësimin tonë lidhur me ngjarjet e rënda në Afganistan dhe bëjmë thirrje që t’i jepet fund menjëherë dhunës. Ne po ashtu shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me raportimet për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut në mbarë Afganistanin”.

Pas takimit, Stoltenberg tha se “talibanët duhet të respektojnë të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve afganë”.

Duke folur për shqetësimet se Afganistani mund të bëhet sërish strehë për ekstremistët, nën sundimin e talibanëve, Stoltenberg tha se aleanca “nuk do të lejojë terroristët të na kërcënojnë edhe njëherë ne nga Afganistani”.

Mposhtja e grupit terrorist Al-Kaida, që orkestroi sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA dhe strehimi i terroristëve nga talibanët në Afganistan, ishte arsyeja kryesore e pushtimit të Afganistanit nga SHBA-ja më 2001, që rrëzoi nga pushteti talibanët.

Militantët talibanë kanë tentuar që të sigurojnë afganët dhe komunitetin ndërkombëtar, që prej se morën nën kontroll Kabulin më 15 gusht, se ata duan paqe dhe një qeveri gjithëpërfshirëse – brenda suazave të parimeve të Islamit. Po ashtu, ata janë zotuar se nuk do të hakmerren ndaj atyre që kanë punuar me forcat e huaja apo me qeverinë e kaluar.

Por, mijëra afganë, nga frika e talibanëve, po dynden drejt aeroportit në Kabul dhe po tentojnë që të ikin nga Afganistani përmes rrugëve tokësore.

Në një raport të publikuar nga Kombet e Bashkuara më 19 gusht u tha se personat që kanë punuar me forcat e SHBA-së, të NATO-s, por edhe me ish-qeverinë afgane, rrezikojnë të përballen me torturë dhe vrasje.

Ndërkaq, grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka thënë se talibanët kanë vrarë nëntë burra të komunitetit etnik Hazara pasi militantët muajin e kaluar morën nën kontroll provincën Ghazni, duke rritur shqetësimet se ky grup militant sunit, do të shënjestrojë minoritetet etnike dhe fetare në Afganistan.

Zyrtarët kanë thënë gjatë kësaj jave se rreth 10.000 qytetarë amerikanë janë ende në Kabul dhe presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se forcat amerikane do të qëndrojë në Kabul, edhe pas 31 gushtit – që është afati i fundit për tërheqjen e trupave – nëse është e nevojshme, derisa të evakuohen të gjithë amerikanët.

Ushtria amerikane ka evakuuar rreth 9.000 persona, ndërkaq NATO ka thënë se në përgjithësi mbi 18.000 persona janë larguar nga Kabuli. Mbi 6.000 persona, që janë ish-përkthyes për forcat e huaja, po presin që të evakuohen.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о волонтерском движении Москвы





Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Соцфонд выдал проактивно 3,2 млн сертификатов на материнский капитал


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о волонтерском движении Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Стас Михайлов заявил, что до сих пор обижается на Сергея Шнурова




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом купит форварда только в случае ухода Соболева

Турнир по рукопашному бою в Солнечногорске собрал 250 спортсменов

Московские школьники завоевали медали на Азиатской физической олимпиаде


ATP

Итальянский теннисист Янник Синнер впервые возглавил рейтинг ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Дмитрий Волошин вместе с жителями провел обход в Новых Химках



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России