Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

Iniciativat qytetare shihen si kontrolluese të pushtetit lokal

0
Iniciativat qytetare shihen si kontrolluese të pushtetit lokal

Organizatat që monitorojnë punën e kryetarëve të komunave në Maqedoni të Veriut, thonë se listat e pavarura nga iniciativat qytetare që futen në garën e zgjedhjeve lokale, paraqesin një mundësi të mirë për të nxitur realizimin e politikave që janë nën kompetencë të pushtetit lokal dhe janë në interes të qytetarëve.

Iniciativat qytetare, nga 16 deri më 30 gusht, kanë afat të mbledhin nënshkrimet e 2 për qind të trupit elektoral të komunave ku do të garojnë, si kusht për t’u regjistruar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. 

Pjesa më e madhe e iniciativave qytetare kanë bërë të ditur se këtë proces e kanë kryer për pak kohë, falë interesimit të qytetarëve për ideologjinë e re që përfaqësojnë, që për bazë thuhet se ka transparencën në vendimmarrje. 

Në Tetovë, më shumë përfaqësues të sektorit civil do të garojnë përmes listës “Më mirë për Tetovën”, përderisa në garë për të fituar besimin e elektoratit në Shkup, më shumë përfaqësues të sektorit civil garojnë nën ombrellën Qyteti Human i Gjelbër.

Me lista të pavarura sektori civil paraqitet edhe në komunën e Ohrit si dhe në disa komuna të tjera. 

Hamdi Sulejmani, i cili kryeson listën e kandidatëve të pavarur për këshilltarë në asamblenë komunale të Tetovës, tregon për Radion Evropa e Lirë se për iniciativën qytetare që përfaqëson, është inkurajues fakti që brenda gjashtë orëve janë mbledhur një e treta e nënshkrimeve të nevojshme për t’u bërë pjesë e garës zgjedhore

“Ka aq shumë vrull te njerëzit, duket se qytetarët mezi presin të ketë ndryshime. Shumë shpejt, në një afat rekord, arritëm të mbledhim nënshkrimet e nevojshme”, thotë Sulejmani. 

Edhe nga Lista “Shans për Qendrën”, e përbërë nga më shumë aktivistë të sektorit civil, kanë njoftuar se brenda ditës kanë arritur që të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për t’u futur në garë për këshilltarë në komunën e Shkupit, duke theksuar se kjo dëshmon për interesimin e  qytetarëve për t’i përfaqësuar profesionistë që do të angazhohen që qendra e Shkupit mos shndërrohet në një “ngrehinë betoni”.

Arsim Sinani nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Studime Ballkanike, thotë në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, se listat e pavarura janë atraktive për qytetarët, pasi ato do të rrisin nivelin e debatit, jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por edhe në asambletë komunale. 

“Mendoj se këshilltarët që do të zgjidhen nga listat e pavarura, do të artikulojnë mendimin e qytetarëve në vendimmarrjen e komunave, gjë që nuk arritën ta bëjnë partitë më të mëdha. Ata (këshilltarët e listave të pavarura me përfaqësues të sektorit civil) do të nxisin një debat real, debat ky që u ka munguar asambleve komunale, për shkak të ngufatjes nga partitë politike dhe shefat lokalë, të cilët më tepër i kanë shikuar interesat e ngushta të tyre sesa interesat  e qytetarëve në vendbanimet përkatëse”, thotë Sinani. 

Përderisa Sefer Selimi, nga Instituti “Democracy Lab” thotë për Radion Evropa e Lirë  se listat e pavarura do ta kenë shumë të vështirë sigurimin e ulëseve në asambletë komunale, për faktin se, siç thotë ai, ka mungesë të strukturave në teren karshi partive më të mëdha që nuk e kanë këtë problem. 

“Ai faktor që nuk shkon në interes të këtyre listave në fjalë është mungesa e strukturës elektorale. Prandaj ata (përfaqësuesit e listave të pavarura) do të mbështeten te format alternative për të arritur te mbështetësit  e ideve që promovojnë, gjë që do të jetë shumë e vështirë, edhe pse ato mund të jenë mjaft të dobishme për qytetarët”, thotë Selimi. 

Por Petar Arsovski, politikolog, që merret me analizim të sondazheve të partive politike thotë se matjet e fundit tregojnë se është në rritje numri i qytetarëve, të cilët janë të pakënaqur nga puna e partive më të mëdha, qoftë nga blloku politik maqedonas apo ai shqiptar, andaj shton nga këtu lind dhe hapësira për veprimin e një opsioni të tretë. 

“Shfaqja e listave të pavarura ka të bëjë me faktin se gjithnjë e më shumë është në rritje numri i qytetarëve që nuk dalin në votime apo gjatë sondazheve shprehen se janë të papërcaktuar, kështu që kjo i hap rrugë shfaqjes së një opsioni të tretë. Gjithsesi, shfaqja e listave të pavarura do t’ua turbullojë ujin partive politike me zgjedhjen e këshilltarëve nga këto lista edhe nëse numri i tyre mund të jetë i vogël. Megjithatë duhet pranuar se këto lista të pavarura do ta kenë shumë të vështirë të arrijnë të sigurojnë drejtues komune, pasi modeli zgjedhor është i atillë  që favorizon partitë më të mëdha, përkatësisht kryetari i komunës zgjidhet sipas modelit të  shumicës ”, thotë Arsovski.

Organizatat joqeveritare theksojnë se këshilltarët e pavarur do të jenë më kërkues për faktin se nuk i delegon asnjë parti, veçanërisht gjatë menaxhimit të mjeteve nga arka e komunës dhe për këtë arsye nënvizojnë se asnjëra nga partitë politike nuk dëshiron që ato të kenë sukses. 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka dekretuar 17 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Вольфганг Амадей Моцарт

«12 Шедевров Моцарта» от Amadeus Concerts




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России