Shqipëria mirëpret edhe dy grupe me qytetarë afganë
![Shqipëria mirëpret edhe dy grupe me qytetarë afganë](https://gdb.rferl.org/b664567a-490c-4a9a-a510-092aae45bc53_tv_w800_h450.jpg)
Para mesnatës të së shtunës, në Shqipëri arritën dy grupe të tjera me 154 qytetarë afganë, të cilët u evakuuan nga Kabuli. Ata do të strehohen përkohësisht nga autoritetet shqiptare. Shqipëria mirëpriti grupin e parë të afganëve të premten dhe vendi ka thënë se do të strehojë deri në 4.000 afganë. (Përgatiti: Arben Hoti)