Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

SHBA-ja vret një “planifikues” të IS-it

0
SHBA-ja vret një “planifikues” të IS-it

Shtetet e Bashkuara më 28 gusht kryen sulme ajrore ndaj një anëtari të Shtetit Islamik në lindje të Afganistanit. Ky sulm ndodhi më pak se dy ditë pasi një sulm vetëvrasës i kryer nga ky grup vrau 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë jashtë aeroportit të Kabulit.

Komandoja Qendrore e SHBA-së tha se sulmi me dron u krye në provincën lindore Nangahar, ku u vra një “planifikues” të Shtetit Islamik-Khorsan (IS-K), grup që mori përgjegjësinë për sulmin në aeroport.

“Një sulm ajror ndodhi në provincën Nangahar të Afganistanit. Të dhënat e para thonë se ne kemi vrarë objektivin”, tha kapiteni Bill Urban nga Komanda Qendrore.

“Ne nuk jemi në dijeni për viktima në mesin e civilëve”, tha ai përmes një deklarate.

Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se do të hakmerret ndaj IS-K- filial i IS-it në Afganistan dhe Pakistan – në përgjigje të sulmit, teksa evakuimet nga aeroporti i Kabulit po vazhdojnë pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit.  

“Ne nuk do të harrojmë. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’iu përndjekim dhe do t’iu bëjmë që të paguani”, ka thënë Biden gjatë një adresimi nga Shtëpia e Bardhë më 26 gusht.

Ushtria amerikane tha më 27 gusht se beson se ende ka “kërcënim të besueshëm” kundër operacioneve të evakuimit nga aeroporti i Kabulit para afatit të 31 gushtit, kur të gjitha forcat e huaja duhet të tërhiqen nga Afganistani.

“Ne jemi të përgatitur dhe presim edhe përpjekje të tjera2, tha më 27 gusht zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psakipo ashtu tha se ekspertët e sigurisë kombëtare kanë thënë se një sulm i ri ka gjasa të ndodhë dhe se ditët e ardhshme “do të jenë periudha më e rrezikshme”.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se sulmi vdekjeprurës i 26 gushtit është kryer nga një sulmues vetëvrasës, i cili shpërtheu eksplozivin pranë portës së aeroportit dhe se nuk ka pasur shpërthim të dytë pranë një hoteli, siç ishte raportuar fillimisht.

Misioni i evakuimit, që udhëhiqet nga SHBA-ja, ka hyrë në fazën finale, teksa aleatët e NATO-s po përfunduan operacionet e tyre në Afganistan pas sulmit vetëvrasës të kryer nga IS-K.

Shumica e mbi 20 shteteve aleate, që ishin të përfshira në evakuimin e qytetarëve afganë dhe shtetasve të tyre nga Kabuli, kanë thënë se kanë përfunduar operacionet e tyre të evakuimit më 27 gusht.

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja dhe aleatët kanë evakuuar 12.500 persona nga aeroporti në 24 orët paraprake. Uashingtoni tha se deri më tani, nga Afganistani janë evakuuar 105.000 persona.

Rreth 1.000 qytetarë amerikanë vlerësohet se ende janë në shtet, teksa mijëra afganë, shumica prej të cilëve kanë punuar me forcat ndërkombëtare, po shpresojnë që të largohen nga vendi pasi kanë frikë se talibanët do t’iu hakmerren pasi të largohen trupat e huaja nga Afganistani.

Franca ishte shteti i fundit që tha se ka përfunduar evakuimet nga Kabuli, por Parisi zyrtar tha se do të vazhdojë të ndihmojë ata që kanë nevojë për mbrojtje për t’u larguar nga vendi.

Evakuimet ajrore janë ndaluar për shkak se “nuk kishte më kushte të sigurisë në aeroport”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe ajo e  Mbrojtjes, Florence Parly.

Në deklaratën e lëshuar më 27 gusht, dy ministrat francezë fajësuan “mosangazhimin e shpejt të forcave amerikane”.

Ndaras, Parly shkroi në Twitter se forcat franceze kanë arritur të evakuojnë rreth 3.000 persona, përfshirë 2.600 afganë gjatë dy javëve të fundit.

Po ashtu, avioni i fundit i Italisë u largua nga Kabuli më 27 gusht me 58 civilë afganë në bord.

Ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini tha se shteti i tij arriti që të evakuojë nga Kabuli 5.011 persona.

Ndërkaq, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se shteti i tij po bisedon me talibanët për t’iu ofruar mbështetje teknike për të mirëmbajtur aeroportin pasi forcat e NATO-s të largohen.

Administrata e presidentit Biden gjerësisht është fajësuar për evakuimin kaotik pas rënies së Qeverisë afgane dhe marrjes së shtetit nga talibanët. Por, Biden vazhdimisht ka mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr trupat nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës.

Përgatiti: Mimoza Sadiku





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Григорий Лепс

StarHit: Лепс приехал на премию МУЗ-ТВ с невестой, 18-летней студенткой МГИМО




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Пулково

В Пулково задерживаются шесть рейсов



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России