Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

Shoqëria maqedonase e mbyllur karshi komunitetit LGBTI

0
Shoqëria maqedonase e mbyllur karshi komunitetit LGBTI

Maqedonia e Veriut ka miratuar Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi ku përfshihet edhe mbrojtja institucionale ndaj çfarëdo diskriminimi mbi baza gjinore dhe orientimi seksual. Por, përfaqësuesit e komunitetit LGBTI thonë se shoqëria maqedonase mbetet ende e mbyllur, kur bëhet fjalë për pranimin e këtij komuniteti,

Përfaqësuesit e këtij komuniteti, si më shqetësuese e shohin faktin që institucionet shtetërore nuk kanë njohur dhe shkathtësi të duhura për ta ndihmuar komunitetin LGBTI, veçanërisht kur bëhet fjalë gjatë prishjes së raporteve familjare.

Nga organizata që mbron të drejtat e komunitetit LGBTI, “Subverzive Front”, thonë se personat që deklarohen publikisht që i përkasin këtij komuniteti, paragjykohen nga shoqëria dhe në anën tjetër, institucionet nuk veprojnë në nivelin e duhur.

Antonio Mihajllov nga kjo organizatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht se janë miratuar ligje për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, institucionet nuk kanë njohuri që ta ndihmojnë këtë komunitet, kur ata kanë nevojë.

“Kemi më shumë probleme rreth asaj se si organet e policisë veprojnë pas denoncimeve për shkeljen e të drejtave të komunitetit LGBTI. Njëherësh kemi shumë probleme me prokurorinë, që nuk i zgjidhë lëndët që kanë të bëjnë me përhapjen e  gjuhës së urrejtjes ndaj këtij komuniteti, që dekurajon përfaqësuesit e këtij komuniteti të denoncojnë rastet e diskriminimit”, thotë Mihajllov.

Ndërkaq, Bekim Asani, kryetar i organizatës “United Tetovë”, që merret me të drejtat e komunitetit LGBTI, thotë se gjendja e këtij komuniteti në rajonet e banuara me shumicë shqiptare është edhe më e vështirë.

Ai tregon se personalisht në shumë raste ka ndierë presionin e shoqërisë, por ai thotë se më e dhimbshme është se pjesë e këtij presioni vendosen edhe anëtarët e familjes, siç është rasti me nënën e tij.

Sipas Asanit duhet që partitë politike të kenë guximin dhe hapur të mbrojnë të drejtat e këtij komuniteti.

“Politikanët duhet dhe është morale që t’i mbështesin të gjitha grupet e margjinalizuara pa marrë parasysh bindjet e tyre politike apo ideologjike. Derisa ne po aspirojmë Bashkimin Evropian, duhet pasur parasysh që BE-ja ka disa vlera universale dhe ato vlera, mbi të gjitha kanë respektimin e të drejtave të njeriut”, thotë Asani.

Ndërkaq, Marija Konstadinova thotë se vajza e saj për shumë vite, në forma të ndryshme kishte tentuar t’i tregonte për orientimin e saj seksual, por vetëm para tri vjetësh kishte marrë guximin t’i tregonte se i përkiste komunitetit LGBTI.

Konstadinova thotë se asnjë prind nuk shprehet i entuziazmuar të mësojë për orientimin seksual të fëmijëve të tyre, por ajo bën thirrje që prindërit të pranojë fëmijët e tyre dhe t’i mbështesin ata. Ajo tregon se mori pjesë në Paradën e Krenarisë që u mbajt në Shkup.

“Isha shumë e lumtur dhe nuk gabova që gjithë këtë gjë e pranova si shumë normale”, tregon ajo.

Më 2020, Maqedonia e Veriut miratoi Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi. Por, aktivistët e të drejtave të komunitetit LGBTI thonë se institucionet kanë shumë punë për të bërë, pasi shoqëria maqedonase nuk e pranon ende këtë komunitet. Lidhur me këtë, sipas një hulumtimi të kryer nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, mbi 70 për qind e qytetarëve të anketuar në Maqedoninë e Veriut janë shprehur se homoseksualitetin e konsiderojnë sëmundje.

Në bazë të këtij hulumtimi, që është realizuar në tetor të vitit 2020, dy e treta e qytetarëve të anketuar kanë thënë se nuk dëshirojnë të punojnë me ndonjë pjesëtarë të komunitetit LGBTI.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

«Он приехал за мной в клуб. И всё, с этого момента мы начали жить вместе». Оксана Самойлова рассказала о знакомстве с Джиганом в эфире «Шоу Воли» на ТНТ  




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


ATP

Лучший теннисист Казахстана узнал позицию в обновленном рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России