Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

Në Kosovë arrin grupi i parë i afganëve

0
Në Kosovë arrin grupi i parë i afganëve

Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytetarëve afganë, prej 111 personash, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane, i cili ateroi në Kosovë pak pas orës 20:00. Autoritetet kosovare po ashtu njoftuan se gjatë të hënës pritet të arrijë grupi tjetër i afganëve.

Qytetarët afganë, që kanë punuar me NATO-n, së bashku me familjet e tyre, do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, derisa t'iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë.

Afganët që kanë arritur në Kosovë, do të strehohen në ish-kampin e kompanisë Bechtel Enka, që gjendet pranë bazës ushtarake amerikane "Bondsteel" në Ferizaj.

Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" dolën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Grupi i dytë i afganëve do të vijë të hënën në Kosovë

Gjatë një konference për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se grupi i radhës i afganëve pritet të vijnë në Kosovë të hënën. Ai tha se të gjithë shtetasit afganë që arritën në Kosovë do të testohen për koronavirus dhe nëse ka raste pozitive, janë caktuar edhe vende për karantimin e tyre. Po ashtu, ai tha se shtetasit afganë do të vaksinohen kundër koronavirusit, nëse nuk janë të vaksinuar.

"Fluturimet e ardhshme pritet të ndodhin qysh nesër. Tashmë kemi konfirmimet e radhës për aterrimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë për sa i takon fluturimeve apo nisjeve të avionëve të tyre për në Kosovë", tha Sveçla.

Ai shtoi se numri i shtetasve afganë që do të strehohen përkohësisht në Kosovë ende nuk dihet saktë, por tha se "do të jetë një numër i përballueshëm për ne".

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani tha se qytetarët e Kosovës e dinë se çfarë do të thotë të detyrohesh të largohesh nga shtëpia, andaj ajo tha se për afganët, Kosova ka hapur "jo vetëm dyert, por edhe zemrat tona".

"Ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë partnerëve tanë dhe kontribuojmë në një përpjekje të të gjithë këtyre partnerëve prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri te shteti i fundit i NATO-s në mënyrë që kjo tragjedi njerëzore të pakësohet dhe ata që vijnë këtu në Kosovë të ndihen që më në fund janë të sigurt", tha Osmani.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se afganët që kanë arritur në Kosovë janë mysafirë dhe se tashmë ata janë të sigurt.

"Kur është në pyetje një çështje humanitare, kur është puna për aleatët tanë siç janë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, atëherë nuk bëhet pyetja pse, por ne themi vetëm si. Pra të gjitha çështjet që i diskutojmë janë vetëm të natyrës teknike dhe logjistike sesi këta refugjatë të kalojnë sa më lehtë në vijim pas një konflikti që e lanë pas në atdheun e tyre", tha Kurti.

Në aeroport, janë të pranishme forca policore të Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it për të mbajtur sigurinë.

Në aeroportin "Adem Jashari" po ashtu janë parë disa autobusë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të transportojnë afganët.

Qeveria e Kosovës ka thënë se do të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.

Kosova tashmë ka miratuar mbrojtjen e përkohshme për afganët që kanë punuar me forcat amerikane, me ato të NATO-s dhe për familjet e tyre. Autoritetet kosovare kanë thënë se sipas ligjeve, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit.

Në Shqipëri veçse kanë arritur afër 500 afganë që kanë ikur nga Kabuli. Shqipëria ka thënë se mund të strehojë deri në 4.000 afganë. Po ashtu, e gatshme për të strehuar afganë është shprehur edhe Maqedonia e Veriut, e cila po pret që të arrijnë afganët.

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera po përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të evakuuar qytetarët afganë dhe shtetasit e tyre nga aeroporti i Kabulit, teksa afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave nga Afganistani po afrohet.

Disa shtete të NATO-s, përfshirë Francën, kanë njoftuar se kanë përfunduar misionet e evakuimit.

Evakuimet kanë vazhduar edhe pas një sulmi vetëvrasës pranë aeroportit të Kabulit, përgjegjësinë e të cilit e mori grupi Shteti Islamik. Nga ky sulm u vranë rreth 170 persona, përfshirë edhe 13 ushtarë amerikanë.

Në kundërpërgjigje të këtij sulmi, më 28 gusht, SHBA-ja tha se ka vrarë përmes një sulmi me dron në lindje të Afganistani, dy anëtarë të këtij grupi që besohet se kanë qenë të përfshirë në sulmin pranë aeroportit të Kabulit.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: «Волшебные башмачки Элли» - эта постановка создана по мотивам знаменитой сказки Александра Волкова «Волшебник Изумрудного города»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


ATP

Лучший теннисист Казахстана узнал позицию в обновленном рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Делегация городского округа Щелково посетила Гродно в Республике Беларусь



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России