Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2021

Disa kryetarë të komunave takohen me Kurtin

0
Disa kryetarë të komunave takohen me Kurtin

Kryetarët e 12 nga gjithsej 38 komunat e Kosovës morën pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri, Albin Kurti, pavarësisht se Asociacioni i Komunave të Kosovës, më herët gjatë të martës tha se do të bojkotojë këtë takim.

Në këtë takim u bisedua për gjendjen me pandeminë dhe për vështirësitë që po përballen komunat.

“Nevojitet bashkëpunim i ngushtë ndërmjet qeverisë dhe komunave, sidomos në mes të policisë, inspektorëve komunalë dhe inspektorëve të AUV-it”, tha kryeministri Kurti gjatë takimit.

Në arsyetimin e bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës u tha se deri te refuzimi i pjesëmarrjes në takimin me Kurtin erdhi për shkak se, siç tha ky institucion, ministritë e linjës nuk u janë përgjigjur kërkesave që kanë parashtruar komunat dhe se qeveria, "në mënyrë arbitrare" ka larguar nga Komiteti për menaxhimin e pandemisë përfaqësuesin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

"Bordi vlerëson se ky veprim do ta bënte qeverinë që t'i thërriste mendjes që t'i trajtojë kryetarët e komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat", u tha në njoftimin e këtij asociacioni.

Takimit të Kurtit me kryetarët e komunave i parapriu mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19, ku ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, numri i të infektuarve, për një periudhë të shkurtër kohore, është 20-fishuar.

Sipas tij, deri te ky përfundim autoritetet kanë ardhur pas marrjes së rezultateve të analizave të 16 gushtit, që Kosova ka dërguar për testim në institutin gjerman “Robert Koch”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm vaksina e ndalë përsëritjen e një vale të re, edhe pas kësaj vale. Por deri në vaksinimin e qytetarëve në masën e formimit të një imuniteti kolektiv, ne përkundër sfidave ekonomike që mund ti kemi, shëndeti publik i qytetarëve duhet dhe do të jetë prioriteti kryesor”, tha ministri Vitia, thuhet në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi nga anëtarët e këtij komiteti, që u krijua për të mbikëqyrur masat, që të jenë të rreptë në kontrollimin e respektimit të masave.

“Në mënyrë që zbatimi i masave të jetë sa më i përpiktë, kërkoj nga ju të shfrytëzoni të gjitha resurset të inspektimit që keni në dispozicion, duke përfshirë inspektorët e AUV-it (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë) inspektorët e MINT-it (Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë), sidomos inspektorët e tregut, inspektorët komunalë dhe Policinë e Kosovës”, tha Kurti.

Më 30 gusht, Qeveria e Kosovës themeloi Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë. Ky komitet ka në përbërje mbi 20 institucione të Kosovës që përfaqësohen nga një anëtar dhe udhëhiqet nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryeministri Kurti ka kërkuar nga ky komunitet që të paraqesë raport ditor mbi gjendjen e pandemisë, deri më 13 shtator, kur edhe përfundojnë masat e reja të pandemisë.

Së fundmi Kosova ka regjistruar rritje të madhe të rasteve të reja me koronavirus dhe vdekjeve. Më 28 gusht, u regjistruan 36 vdekje, që është shifra më e lartë e rasteve me fatalitet brenda një dite, që prej fillimit të pandemisë. Po ashtu, krahas rritjes së rasteve, është rritur edhe numri i qytetarëve të shtrirë në klinikat dhe spitalet e Kosovës. Autoritetet kanë thënë se tashmë kanë rritur deri në 1.600 kapacitetin e shtretërve në spitalet dhe klinikat e Kosovës.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Вольфганг Амадей Моцарт

«Моцарт vs Шопен» от Amadeus Concerts




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России