103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Gjërat që nuk u thanë në fjalimin e Ursula von der Leyenit 

0
*Pikëpamjet e shprehura në koment nuk pasqyrojnë domosdo pikëpamjet e REL-it


Jo gjithmonë gjërat më interesante në fjalimet e rëndësishme janë citatet tërheqëse apo paralajmërimet kryesore.


Ndonjëherë aspekti më domethënës është ajo që ka mbetur pa u thënë apo që mbetet e heshtur.


Kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbajti fjalimin e saj vjetor "Gjendja e Bashkimit Evropian" në Parlamentin Evropian në Strasburg më 15 shtator, ajo në njëfarë mënyre ia doli të mos fliste fare për Rusinë gjatë 60 minutave të saj në podium.


Fqinjët e tjerë lindorë u tejkaluan dhe Ballkani Perëndimor mori disa fjali në ajër.


Kur ajo mori detyrën dy vjet më parë mund të ketë premtuar me zë të lartë dhe të qartë se Komisioni Evropian që ajo drejton do të ishte "gjeopolitik", por disi duket se të merresh me fqinjët e afërt të bllokut nuk ishte ajo që kishte në mendje kur bëri këtë premtim.


Fjalimi vjetor i presidentit të Komisionit Evropian zakonisht shënon fillimin e sezonit politik në Bruksel pas një pushimi veror aq të gjatë sa vetëm eurokratët mund ta justifikojnë.


Tradita e cila filloi një dekadë më parë, ishte të kopjonte fjalimin e famshëm "State of the Union" që presidentët e Shteteve të Bashkuara japin në Kongres menjëherë pas fillimit të çdo viti kalendarik.


Sigurisht që është një krahasim mjaft modest, pasi pjesa më e madhe e botës politike shpërfillet nga çdo fjalë që thotë një udhëheqës amerikan, ndërsa versioni evropian kalon pa u vënë re përtej "flluskës së Brukselit".


Megjithatë, ai ofron disa sugjerime të rëndësishme për atë se në çfarë gjendje është BE-ja në atë moment të veçantë. Dhe që nga rënia e Afganistanit në duart e talibanëve muajin e kaluar, shumë kërkime shpirtërore kanë ndodhur, duke zbuluar shqetësimin që ndien BE-ja për pozitën e saj në botë.




Von der Leyen, në fjalimin e saj kur iu referuar Moskës, situatën e përmblodhi bukur: "Ne po hyjmë në një epokë të re të hiper-konkurrencës. Një epokë në të cilën disa nuk ndalen në asgjë për të fituar ndikim nga premtimet e vaksinës ... një epokë e rivaliteteve rajonale dhe fuqive të mëdha që rifokusojnë vëmendjen e tyre ndaj njëri-tjetrit”.


Pra, çfarë do të bëjë BE-ja për të krijuar një vend në këtë markë, rend të ri botëror? Epo, ajo premtoi 100 milionë euro të tjera ndihmë për Afganistanin, do që të shpërndajë 200 milionë vaksina COVID-19, kryesisht në Afrikë.


Von der Leyen përmendi iniciativën e Komisionit Evropian përmes së cilës veçoi iniciativën e njohur si "European Chips Act", përmes së cilës do të paraqesë një akt evropian për prodhimin e mikro-çipave, një industri mjaft tërheqëse.


Duke vazhduar temën e nismave të emëruara në mënyrë të dyshimtë, ajo gjithashtu zbuloi "Global Gateway" si një përgjigje evropiane ndaj disa projekteve të Kinës derisa pohoi se "ne jemi të mirë në financimin e rrugëve. Por, nuk ka kuptim që Evropa të ndërtojë një rrugë të përsosur midis një miniere bakri në pronësi kineze dhe një porti në pronësi të Kinës”, pra ky ishte një nga citimet e saja më të rëndësishme derisa detajet sesi Brukseli do të harmonizohet me Pekinin ishin të pakta.




Sigurisht ka pasur thirrje që BE-ja të jetë më aktive në çështjet e mbrojtjes, veçanërisht francezët bëjnë thirrje për më shumë "autonomi strategjike evropiane" pas rënies së Kabulit. E vërtetë, Von der Leyen dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të organizojnë një samit mbi mbrojtjen evropiane vitin e ardhshëm dhe ajo përmendi mundësinë e Forcave Ekspeditore Evropiane dhe heqjen dorë nga TVSH-ja kur blejnë pajisje mbrojtëse të zhvilluara dhe prodhuara në Evropë. Por, ajo gjithashtu goditi gozhdën në kokë kur përshkroi se cili është problemi i vërtetë në Evropë kur bëhet fjalë për të gjitha gjërat ushtarake: "Ju mund të keni forcat më të përparuara në botë, por nëse nuk jeni kurrë gati për t'i përdorur ato, për çfarë përdorimi janë? Ajo që na ka penguar deri më tani nuk është vetëm një mungesë kapaciteti. Është mungesa e vullnetit politik”.


Ky vëzhgim vlen edhe për Brukselin dhe "lagjen e tij".


Dhe këtu ajo dhe Komisioni i saj janë po aq fajtor për nënvlerësim. Sikur të mos përmendej sjellja destabilizuese e Rusisë në të gjithë kontinentin, premtimi i paqartë i Von der Leyen për "rritjen e angazhimit në Partneritetin Lindor" dhe nocionin se udhëtimi i saj në Ballkanin Perëndimor në fund të muajit disi do të "dërgojë një sinjal të fortë të përkushtimit tonë ndaj procesit të pranimit” thjesht tregon se Brukseli duket se ka mbetur pa ide në të dy rajonet.




Fakti që kjo është më e mira me të cilën ajo mund të dalë në një vit në të cilin Brukseli po organizon një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më vonë me vendet e Partneritetit Lindor, duhet të ketë kumbues alarmi nga Kosova në Kiev.


Të paktën ajo reagoi ndaj regjimit të Alyaksandr Lukashenkas në Bjellorusi për fillimin e "një sulmi hibrid për të destabilizuar Evropën" duke dërguar emigrantë drejt kufijve të BE-së. Kur ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë për Bashkimin Evropian, mund të prisni ndonjë veprim. Përndryshe, kënaquni me fjalime të gjata, por përfundimisht boshe.


Përgatiti: Shkëlqim Hysenaj




Губернаторы России
Москва

МСД вошел в тройку самых популярных магистралей Москвы – Сергей Собянин





Москва

В Подмосковье сотрудники Росгвардии провели встречу со студентами финансового университета


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

МСД вошел в тройку самых популярных магистралей Москвы – Сергей Собянин



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Песня

Песня В честь дня первой любви Песня В честь дня первой любви




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве росгвардейцы приняли участие в обеспечении безопасности во время проведения спортивных мероприятий

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане

В Москве росгвардейцы приняли участие в обеспечении безопасности во время проведения спортивных мероприятий


Анастасия Потапова

Теннисистка Потапова: считаю Квинси Промеса одной из легенд «Спартака»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Участники Молодежного сообщества ВЫЗОВ взяли интервью у выдающихся деятелей России



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России