Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Kurti dhe Zaev me qëndrime të ndryshme për nismën Ballkani i Hapur

0
Kurti dhe Zaev me qëndrime të ndryshme për nismën Ballkani i Hapur

Maqedonia e Veriut dhe Kosova synojnë integrimin evropian, por kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Albin Kurti, pas seancës së përbashkët të qeverive, që u mbajt në Shkup, përsëritën qëndrimet e tyre të ndryshme lidhur me nismën e Ballkanit të Hapur.

“Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim, marrëveshje dhe zbatim të tyre në aspektin bilateral dhe dëshmi për këtë është mbledhja e dy qeverive. Jemi të orientuar kah e ardhmja, e për ne, e ardhmja është Bashkimi Evropian. Pra, BE-ja është fati ynë, ndërkaq Evropa është kontinenti ynë, andaj edhe si Republikë e Kosovës ne mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian të cilat janë nga BE”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha se nismat rajonale, përfshirë edhe Ballkanin e Hapur, janë në interes të vendosjes së një bashkëpunimi më të mirë mes shteteve, si lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe forcimin ekonomike të shteteve, me synimin e fundit, integrimin në Bashkimin Evropian.

“Për çështjen e Ballkanit të Hapur, si kryeministra kemi qëndrime të ndryshme, por kjo nuk paraqet asnjë pengesë që të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, pasi e kemi për obligim që ti shërbejmë qytetarëve tanë, ekonomisë, institucioneve dhe pikërisht këtë po bëjmë..Unë mund të them se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ajo ka qëndrimet e saj dhe ne i respektojnë ato”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev duke theksuar nevojën që në Ballkan të ketë dialog dhe bashkëpunim mes shteteve.

“Çdo marrëveshje dypalëshe apo shumëpalëshe këtu në rajon ka për qëllim të ardhmen më të shpejt dhe më të sigurt në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Zaev duke i vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe nismat tjera rajonale, në veçanti Procesin e Berlinit, për rëndësinë e të cilit, siç tha është diskutuar edhe në takimet në Tiranë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Iniciativa Ballkani i Hapur, i njohur më parë si Mini-Shengeni Ballkanik është krijuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ata besojnë se kjo iniciativë ofron mundësi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

Ndryshe, në mbledhjen e dy qeverive në Shkup, janë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi në sfera të ndryshime, si ajo për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë, për lidhjen e Brezovicës me qendrën turistike, Kodra e Diellit në Tetovë, lehtësimin e kalimeve kufitare, marrëveshjen për bashkëpunim hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, kontrollit të mallrave, inovacionit, zhvillimit teknologjik e fusha tjera.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur është për rastin “Mostra”, apo nëse me kryeministrin maqedonas kanë diskutuar për ekstradimin e dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Kosovë, e që janë dënuar për një vrasje të pesëfishtë, në Shkup, në vitin 2012.

Kurti, tha se ministrat e drejtësisë së dy vendeve, janë në kontakt dhe se po bashkëpunojnë për këtë çështje, por edhe për raste tjera nga e kaluara duke aluduar në rastin e Kumanovës, që siç tha, kërkojnë edhe ndihmë ndërkombëtare për zbardhjen e së vërtetës.

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të dy vendeve, e cila, siç kanë thënë nga qeveria në Shkup “konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushate e interesit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave për bashkëpunimi më intensiv në rajon.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

«Он приехал за мной в клуб. И всё, с этого момента мы начали жить вместе». Оксана Самойлова рассказала о знакомстве с Джиганом в эфире «Шоу Воли» на ТНТ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Уимблдон

Экс-теннисист Ольховский: россияне могут хорошо выступить на Уимблдоне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Выпускники из Москвы и регионов посмотрели результаты ЕГЭ на Госуслугах 1,5 млн раз



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России