Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2021

BE-ja me angazhim diplomatik për uljen e tensioneve në veri

0
BE-ja me angazhim diplomatik për uljen e tensioneve në veri

Bashkimi Evropian (BE) që nga nisja e eskalimit të situatës në veri të Kosovës është angazhuar në aspektin diplomatik për të ndihmuar palët që të ulen tensionet. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, kanë qenë në kontakte me liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për uljen e tensioneve, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. 

“Ne preferojmë që punën tonë ta bëjmë përmes kanaleve politike dhe diplomatike e jo përmes komenteve publike. Ato që kemi pasur nevojë të themi publikisht e kemi thënë përmes deklaratave për shtyp, përfshirë edhe dje nga komunikatat e Përfaqësuesit të Lartë Borrell”, tha Stano.

I pyetur se a ka BE-ja ndonjë dëshmi se Kosova e ka shkelur marrëveshjen duke vendosur reciprocitetin në rastin e targave të veturave, ky zëdhënës i BE-së shtoi se po bëhet thirrje që të evitohen veprimet e njëanshme dhe provokimet nga cilado anë. 

“E tërë situata nuk është doemos e lidhur vetëm me shkeljen e ndonjë marrëveshjeje specifike. Ka të bëjë po ashtu dhe me veprime të njëanshme pa konsultime. Pra, ne duam të evitohen veprimet e njëanshme dhe provokimet”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, duke përsëritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar një takim në kuadër të dialogut ku do të adresoheshin pakënaqësitë e palëve.

Burimet e BE-së kanë thënë po ashtu se situata në veri të Kosovës dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë kanë qënë pjesë e bisedimeve edhe në takimin të cilin në NjuJork e ka zhvilluar Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sipas të njëjtave burime pala amerikane i ka shprehur mbështetje të plotë BE-së  në rolin e saj në dialog dhe në përpjekjet aktuale për të ulur tensionet. Shtetet e Bashkuara janë përfshirë poashtu në konsultime me palët edhe në kuadër te grupit të Quintit. 

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës - ku popullsia është shumicë serbe - janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i heqin plotësisht targat e përkohshme për të zgjidhur situatën e krijuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saja “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.





Губернаторы России
Москва

Собянин открыл приемное отделение Морозовской детской городской больницы





Москва

"СВЯТОЙ ЛЕНИН: сенсация о прогнозах направит Америку и Европу творить добро?!


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о планах развития Мнёвниковской поймы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Буланова назвала Филиппа Киркорова приемником Аллы Пугачевой в России




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

12 июня в Оренбуржье пройдут мероприятия, посвященные Дню России

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом хочет приобрести вингера

Легкоатлетка Тангара назвала кринжем участие Бузовой в забеге на Никольской


WTA

Андреевой предрекли борьбу за топ-10 рейтинга WTA в текущем сезоне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

Four-time Man Utd trophy winner, 37, looks unrecognisable as he heads to training with dramatic new look



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России