Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Prokuroria njoftohet për moszbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

0
Prokuroria njoftohet për moszbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi për moszbatimin e vendimit të saj në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit.

Pesë vite më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.

Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës, konkretisht komuna e Deçanit, pavarësisht thirrjeve për një gjë të tillë nga komuniteti ndërkombëtar.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe rrjedhimisht ka pohuar se autoritetet komunale nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për të mos pranuar regjistrimin e pronës për Manastirin e Deçanit.

"Është një vendim i Gjykatës Kushtetuese që i ka përjashtuar qytetarët e Deçanit prej realizimit të interesit të tyre. Realisht ai vendim na ka pamundësuar zhvillimin ekonomik deri tash. Është një ofertë që t’u thuhet qytetarëve të Deçanit se, ju nuk keni të drejtë të jetoni në këtë shtet. Nuk është vetëm një vendim i Gjykatës Kushtetuese tash. Janë një mori kontestesh që ishte dashur të mbyllen një herë e përgjithmonë", pati thënë Ramosaj.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani në letrën dërguar Kryeprokurorit të Shtetit thotë se “Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për vlerësimin e përgjegjësisë për moszbatimin e aktgjykimeve nga autoritetet përgjegjëse".

"I takon Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë veprimet e mëtejme sipas autorizimeve ligjore, bazuar në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.

Njoftimin e Gjykatës Kushtetuese drejtuar Kryeprokurorit e kanë mirëpritur shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Përmes një komunikate përfaqësuesit e këtyre vendeve perëndimore thonë se “është shqetësues fakti që Gjykata Kushtetuese është e detyruar t'u kujtojë institucioneve ekzekutive që të garantojnë dhe zbatojnë sundimin e ligjit”.

Në muajin maj Manastiri i Deçanit përmes një deklarate pati thënë se po përballen me obstruksione ligjore nga të dyja nivelet e institucioneve të Kosovës, atyre lokale dhe qëndrore.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Александр Розенбаум

Александр Розенбаум проиграл суды коммунальщикам на 386 тысяч рублей




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


ATP

Лучший теннисист Казахстана узнал позицию в обновленном рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Жанна Агузарова

Возвращение певицы Жанны Агузаровой обернулось скандалом



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России