Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Ursula von der Leyen kërkon shtensionimin e situatës në Kosovë

0
Ursula von der Leyen kërkon shtensionimin e situatës në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropia, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj të martën në Shkup, ka theksuar brengën e saj për gjendjen në Kosovë, duke kërkuar nga palët shtensionimin e situatën në veri të Kosovës.

“Unë jam e shqetësuar për krizën aktuale midis Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme tani që gjërat të mos përshkallëzohen dhe palët të ulen në tryezën e negociatave. BE ka një histori të gjatë dhe është ndërtuar mbi dialog dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik. Kur filluam 70 vjet më parë dhe pas një pjese të tmerrshme të historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore, duhej shumë dialog dhe bashkëpunim që plagët të shëroheshin për të ndërtuar miqësinë dhe bazuar në besimin erdhi pajtimi. Nevojitet një tryezë negociatash ku të flasim për probleme", tha Ursula von der Leyen pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ajo mirëpriti një deklaratë të kryeministrit maqedonas, i cili tha se dialogu mund të jetë i dobishëm për të ardhmen e njerëzve.

"Unë mbetem një mbështetës i fuqishëm i dialogut. Udhëheqësit duhet të ulen në tryezë dhe diskutojnë për zgjidhjen e problemeve. Unë jam i bindur se ne duhet t'i përdorim të gjitha mundësitë për bisedime, partneritet, bashkëpunim dypalësh. E përsëris, Procesi i Berlinit është gjëja më e mirë në Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë që Presidentja e Komisionit do të ketë fokus të agjendës së saj Ballkanin Perëndimor. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka në shtëpi. Ne jemi miq me të gjithë fqinjët dhe kështu do të vazhdojmë”, ka deklaruar Zaev.

Presidentja e Komisionit Evropian, edhe në Shkup përsëriti mbështetjen e saj për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Unë mbështes plotësisht hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur. Unë dua që ato të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, deri në fund të vitit. Unë ju bëj thirrje: Mos e humbni besimin. Ju keni bërë dhe keni arritur shumë, le të bëjmë një hap tjetër përpara. Ju keni shumë miq dhe mbështetje në Komisionin Evropian”, ka deklaruar von der Leyen.

Ajo dhe kryeministri Zaev theksuan besimin e tyre se Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në Slloveni, më 6 tetor, do të ecë përpara me zgjerimin e BE -së duke shënuar mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Në pyetjen nëse Komisioni Evropian do të nisë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Bullgaria vazhdon të bllokojë Maqedoninë e Veriut, shefja e BE-së tha se dëshiron që të dyja vendet, njëkohësisht, të fillojnë negociatat dhe procesin e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, ka vendosur veto ndaj Shkupit zyrtar, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о работе московских центров ментального здоровья





Москва

Аромат романса и романтика слова – звезды оперной сцены представили I Международный фестиваль «Мир классического романса»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин поздравил московских выпускников с успешным окончанием школы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Карди Би

Рэперша Карди Би проколола себе ухо в ювелирном бутике




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Деликатес в чаше: всего по чуть-чуть

Камила Валиева поступит в ВУЗ и будет учиться на тренера

Сотрудник Управления Росгвардии по Пермскому краю стал участником марафона спортивных успехов


Дарья Касаткина

Дарья Касаткина с уверенной победы стартовала на травяном турнире в Истбурне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

На участке западного обхода Симферополя ограничено движение до ноября



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России