Bislimi: Po presim që edhe pala serbe të pajtohet për targat
![Bislimi: Po presim që edhe pala serbe të pajtohet për targat](https://gdb.rferl.org/5ee5179e-9d1d-4fe1-9e80-0e32653eff72_tv_w800_h450.jpg)
Shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova është pajtuar me një draft marrëveshje për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë dhe se tash i mbetet edhe palës serbe ta pranojë dokumentin. Sipas tij, kjo marrëveshje mundëson përfundimin e tensioneve në veri të vendit dhe largimin e barrikadave. Por, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se negociatat e lehtësuara nga BE-ja ende janë duke vazhduar.