Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2021

Policia në veri ka filluar me shpërndarjen e letrave ngjitëse për targa

0
Policia në veri ka filluar me shpërndarjen e letrave ngjitëse për targa

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka filluar të shpërndajë letra ngjitëse për automjetet nga Serbia, ngasësit e të cilave duhet të mbulojnë simbolet shtetërore në targa.

Më 6 tetor, Jeta Tela, shefe e stafit dhe këshilltare e lartë e ministrit të Punëve të Brendshme, i tha Radios Evropa e Lirë se në përputhje me ligjin, të gjithë ata që nuk kanë letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat serbe do të ndëshkohen. Ajo tha se dënime do të ketë ndaj ngasësve të veturave të cilët refuzojnë të mbulojnë simbolet shtetërore edhe pse kanë mundësi të pajisen me letra ngjitëse.

Qytetarët duhej të furnizoheshin me këto afishe në Qendrat e Regjistrimit. Mirëpo, Komuna e Mitrovicës Veriore, në ndërtesën e së cilës ndodhet qendra e regjistrimit, nuk është e hapur për punë me palët as këtë javë, për faktin se një zyrtar i cili është i certifikuar të punojë me palët është i infektuar me koronavirus.

Këtë e kishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nënkryetarja e komunës, Adrijana Hoxhiq.  Ajo pati thënë se komuna, si dhe Qendra e Regjistrimit do të fillojnë punën me palët të hënën, më 11 tetor.

Mirëpo, nga sot, drejtuesit e makinave në Kosovë që mbajnë targat e qyteteve serbe dhe që nuk i kanë të mbuluara me letra ngjitëse simbolet shtetërore nuk do të ndëshkohen, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

“Sa i takon anës tonë nuk është qëllimi kryesor që të ndëshkojmë. Ne kemi për qëllim që qytetarët të respektojnë marrëveshjen dhe për këtë arsye jemi furnizuar me letra ngjitëse në mënyrë që ato t’iu shpërndajmë qytetarëve. Qendra e regjistrimit të automjeteve nuk ka punuar prandaj ne po përpiqemi që qytetarëve t’ju japim kohë të caktuar që të furnizohen me letra ngjitëse dhe në këtë mënyrë të respektojnë marrëveshjen. Ndëshkimi është zgjidhja e fundit, vetëm nuk situata kur nuk ka rrugëdalje tjetër”, tha Hoti.  

Në stacionin e policisë të Mitrovicës së Veriut janë hapur dy pika për furnizim me letra ngjitëse, në mënyrë që të përshpjetohet pajisja e qytetarëve, konfirmoi Branisllav Radoviq, një zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Beogradi dhe Prishtina arritën një marrëveshje për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës më 30 shtator në Bruksel.

Më 20 shtator, serbët e Kosovës vendosën barrikada në rrugët që çojnë në vendkalimet Jarinje dhe Brnjak, kështu që kalimet ishin të mundshme vetëm në këmbë.

 

Ky ishte reagimi i tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të futur masa reciproke me Serbinë për targat, që nënkuptonte që të gjithë pronarët e makinave me targa serbe duhej të merrnin targa të përkohshme.

Kjo masë përkoi me përfundimin e afatit të vlefshmërisë të tabelave ‘KS’ (Kosovë), që ishin neutrale ndaj statusit të vendit.

Marrëveshja teknike për lirinë e lëvizjes e arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2011 u finalizua në Bruksel më 14 shtator 2016, kur Kosova u pajtua që të zgjasë vlefshmërinë e targave ‘KS’ edhe për pesë vjet të tjerë. Afati pesëvjeçar përfundoi më 15 shtator të vitit 2021.

Deri në atë kohë, qytetarët me targa ‘RKS’ paguanin targat “Prova” për hyrje në Serbi në vlerë prej 3.5 euro, të cilat ishin të vlefshme për dy muaj, ndërsa qytetarët e Serbisë lëviznin lirshëm nëpër Kosovë me targat e tyre të regjistrimit.

Zgjidhja përmes letrave ngjitëse është planifikuar për gjashtë muajt e ardhshëm pasi deri atëherë, grupet e punës të Kosovës dhe Serbisë, duhet të arrijnë një zgjidhje përfundimtare, bazuar në marrëveshjen nga Brukseli.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 308,9 тысячи детей в Московской области получают единое пособие


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии Москвы на ПМЭФ   



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Волкова

В Туле завершился V этап культурно-просветительского проекта «Классика: история и современность»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

4 спортивных фестиваля Москвы, которые нельзя пропустить этим летом

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом купит форварда только в случае ухода Соболева

Альбина Мухаметзянова на ПМЭФ объявила о выходе сериала «Команда МАТЧ» в Казахстане


Ролан Гаррос

Ига Свентек в четвертый раз выиграла Открытый чемпионат Франции по теннису



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сыграть свою лучшую игру. Денис Мацуев рассказал, где искать гениев



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России