Kosovë: Arrestohen pesë persona të dyshuar për terrorizëm
![Kosovë: Arrestohen pesë persona të dyshuar për terrorizëm](https://gdb.rferl.org/5FA6B31E-A332-4683-8B78-703CE7D90437_w800_h450.jpg)
Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur më 10 tetor se janë arrestuar pesë persona, nën dyshime për kryerjen dhe planifikimin e një sërë veprash terroriste.
"Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tank", thuhet në njoftim pa specifikuar se në cilat lokacione janë kryer bastisjet.
Sipas Prokurorisë Speciale të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, "Kryerja e veprës terroriste" si dhe për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Po ashtu të arrestuarit dyshohen për veprën "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".
Prokuroria tha se do të kërkojë caktimin e paraburgimit për të arrestuarit.