Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2021

Dodik sërish kërcënon me ndarjen e Republikës Sërpska

0
Dodik sërish kërcënon me ndarjen e Republikës Sërpska

Nëse Bashkimi Evropian merr vendim për sanksione kundër Republikës Sërpska, ose për përjashtimin e saj nga programet që i ka këtu, le ta dijë se një gjë e tillë "do të ishte data e pavarësisë së Republikës Sërpska", tha të enjten anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Duke folur në një konferencë për media, të mbajtur pas takimit të autoriteteve të Republikës Sërpska dhe ambasadorëve të BE-së në Sarajevën Lindore, Dodik tha se paralajmërimi i tij nuk paraqet kërcënim për integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

“Ne nuk jemi kundër integritetit territorial të Bosnjës, por jemi për pozicionin kushtetues të Bosnjës. Nëse ata mendojnë se mund të kërcënojnë me sanksione, atëherë ne kemi të drejtë në vendimet tona politike. Ky do të ishte reagimi ynë dhe assesi kërcënim”, tha Dodik.

Ai shtoi se Republika Sërpska do t’i merrte të gjitha masat për të rikthyer kompetencat e saj kushtetuese, gjë që, sipas tij, nuk do të ishte shkëputje.

Sipas tij, ky proces “nuk mund të ndalet nga Komisioni Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo britanikët”.

Takimi i së enjtes u mbajt pas një bllokimi tremujor të institucioneve të Bosnjës, sepse përfaqësuesit e Republikës Sërpska e bojkotojnë punën e institucioneve qendrore që nga mesi i korrikut.

Kjo, pasi ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko, vendosi një ligj që e dënon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës.

Dodik e ka kundërshtuar ashpër këtë ligj.

Ai, prej kohësh, ka bërë thirrje për shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës, ndërsa, së voni, ka thënë se serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit.

Mediat në Bosnje kanë raportuar se disa anëtarë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, të vendosë sanksione kundër Dodikut, për shkak të bojkotimit të institucioneve shtetërore të Bosnjës.

Muajin e kaluar, zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, e ka paralajmëruar Dodikun se kërcënimet e tij për t'u shkëputur nga Bosnja mund të çojnë në izolimin ekonomik të serbëve.

Sipas Dodikut, Escobar ka thënë se ka sanksione të përgatitura.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Ndarja e tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.





Губернаторы России
Москва

Собянин открыл приемное отделение Морозовской детской городской больницы





Москва

Захарова: армянам - нота, апшеронцам – «да»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Стас Михайлов сказал, что до сих пор обижается на Шнурова




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

На Играх стран БРИКС выступят выпускники амурских спортшкол

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом купит форварда только в случае ухода Соболева

Турнир по рукопашному бою в Солнечногорске собрал 250 спортсменов


Александр Зверев

Зверев и Рууд не пожали друг другу руки после полуфинала «Ролан Гаррос» – из-за проблем с желудком у норвежца



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Семья из Самары представит регион на федеральном этапе Всероссийского семейного фестиваля сбережений и инвестиций



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России