Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2021

Kosova e gatshme për zgjedhjet e 17 tetorit

0
Kosova e gatshme për zgjedhjet e 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale 2021, që do të mbahen më 17 tetor.

Në një konferencë për media të KQZ-së është bërë e ditur se në operacionin policor për zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë të angazhuar 3,352 zyrtarë policorë  dhe 80 prokurorë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshik Radoniqi ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë dhe të zgjedhin kryetarët e komunave dhe kandidatët për asamble komunale.

“Ftojë subjektet politike, kandidatët për asamble dhe çdo kënd tjerë që kanë rol në procesin zgjedhor t’i  përmbahen ligjit dhe rregullave zgjedhore, në të kundërtën rrezikojnë të krijojë vepër penale të paraparë në Kodin Penal të Kosovës”.

KQZ-ja ka bërë të ditur se ka bërë kërkesë nga Qeveria e Kosovës që të hiqet kufizimi i lëvizjes, që nis nga ora 22:00 deri në ora 05:00, por që ende nuk ka marrë aprovim.

Drejtori i përgjithshëm i Policës së Kosovës, Sabedin Mehemti tha se policia do të përdorë të gjitha kapacitetet për të siguruar ruajtjen e sigurisë publike para, pas dhe gjatë votimit.

Mehmeti bëri të ditur se në procesin parazgjedhor deri më tani janë iniciuar dy raste penale për  dëmtim i billbordeve, 14 raste kundërvajtje për mosrespektim të masave COVID-19.

Po ashtu ai tha se policia ka monitoruar 863 tubime të subjekteve politike prej tyre 18 janë mbajtur duke mospërfillur procedurat.

Edhe koordinatorja nacionale për zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, tha se kanë finalizuar të gjitha veprimet për zgjedhjet e 17 tetorit që vota e lirë e qytetarit të ruhet.

“Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës do të jenë gardianë të mbrojtjes së votës, ashtu që do të ndalojnë të gjithë votuesit që do të keqpërdorin votën, njëkohësisht do të ndalojmë dhe arrestojmë edhe zyrtarët përgjegjës të cilët në çfarëdo mënyre ndikojnë apo tentojnë në keqpërdorimin e votës së qytetarit”, tha Pula.

KQZ-ja ka bërë të ditur se lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 17 tetorit ka 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021, sipas KQZ-së, është 18 mijë e 252 votues.

Ndërsa numri i personave që janë larguar nga kjo listë për arsye se kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është 1 mijë e 158 votues.

Numri i qendrave të votimit është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Ndërkaq, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 15 mijë e 532 votues.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Андрей Разин

В безобразном состоянии: Андрей Разин забросил могилу своего 16-летнего сына




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Кирилл Скачков

Кирилл Скачков из Новокузнецка стал победителем Игр стран БРИКС-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Бизнес-омбудсмен Москвы оказывает поддержку НМСП



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России