Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2021

Escobar përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

0
Escobar përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, qasja e Shteteve të Bashkuara është që të vazhdojë të mbështes dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si një mënyrë për të gjetur zgjidhje.

"Shpresojmë se do të mund të jemi partnerë të të dyja qeverive (Kosovës dhe Serbisë v.j) dhe mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku", ka thënë Escobar. Ai këto komente i bëri gjatë një adresimi përmes videos në forumin 2BS (To be Secure) i zhvilluar të premtën (15 tetor) në Budvë të Malit të Zi.

Duke folur për Malin e Zi, diplomati lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara posedojnë mekanizma politikë dhe diplomatikë për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për ndikimin e partive pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, Escobar tha se duhet bërë një dallim midis pyetjes pro-serbe dhe asaj pro-ruse.

"Së pari, unë nuk e shoh si të njëjtën gjë çështjen pro-serbe dhe pro-ruse. Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer kah Perëndimi dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vjetët e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto ne kemi shumë mënyra për t'iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik", tha Escobar.

Një nga pyetjet për zyrtarin amerikan ishte në lidhje me akuzat gjatë samitit të NATO -s në muajin qershor në Bruksel, kur jozyrtarisht u tha se Aleanca nuk duhet të ndajë të gjitha të dhënat me Qeverinë e re të Malit të Zi, për shkak të ndikimit që kanë Serbia dhe Rusia në të.

"Ekzistojnë frika të tilla dhe populli i Malit të Zi duhet t'i marrë seriozisht", tha Escobar.

Në pyetjen nëse për Ballkanin Perëndimor është është një mesazh i keq që në samitin e fundit të Bashkimit Evropian nuk iu dha drita e gjelbër një afati për anëtarësim të këtyre vendeve, Escobar nuk u përgjigj në mënyrë specifike.

Datat do të jenë të ndryshme për vende të ndryshme, nuk duhet të jetë shumë larg dhe kohë e gjatë pritjeje, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara në bisedimet dypalëshe dhe shumëpalëshe po e thotë se Evropa duhet të shpejtojë procesin e integerimit të këtyre vendeve.

Megjithëse ai beson se tensionet aktuale etnike në rajon kanë ngjashmëri me vitet 1990, Escobar pret që ato të tejkalohen përmes përpjekjeve të rinovuara të BE-së dhe SHBA për të ndihmuar rajonin.

Rajoni me sfida të shumta

 

Ndërsa, Mircea Geoana, zëvëndës i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, tha se rajoni mund të mbështetet në NATO-n në kuadër të aspiratave të tij euroatlantike. Sipas tij, vështirësitë janë të shumta, dhe se Rusia po bëhet më agresive, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

"Aktivitetet ushtarake dhe hibride të Moskës synojnë të destabilizojnë shoqëritë, institucionet tona dhe të dobësojnë sistemet tona demokratike dhe besimin e qytetarëve tanë",  tha zyrtari i lartë i NATO -s.

Ai tha në këtë forum se Kina, në anën tjetër, po përdor fuqinë e saj ekonomike dhe ushtarake për të kontrolluar infrastrukturën kryesore në vende të ndryshme, përfshirë ato në rajon.

"Asnjë vend nuk mund të luftojë vetëm kundër të gjitha këtyre sfidave, ne mund t'i kundërshtojmë këto kërcënime së bashku, dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë në NATO", tha Geoana.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Арутюнов

Триумфальное возвращение Льва Лещенко на сцену спустя месяцы затишья. Артист презентовал дуэт с солистом группы “Парк Горького” Сергеем АРУТЮНОВЫМ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Бесплатный билет в музеи Зеленоградска от «ПАРАDOX» и BelkaCar



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России