Ngufatja | Kosova e parë nga lart
![Ngufatja | Kosova e parë nga lart](https://gdb.rferl.org/05e00000-0a00-0242-cf12-08d98fc59445_tv_w800_h450.jpg)
Në tokë, në ajër, në mal, në fshat apo në qytet, Kosova po ballafaqohet me ndotje të madhe, të bërë nga qytetarët e saj. Për dy muaj, Radio Evropa e Lirë ka filmuar disa lokacione në gjithë vendin, ku shihet shkatërrimi i natyrës. Hedhja e mbeturinave në rrugë, djegia e maleve, ndotja nga tymtarët e KEK-ut, lumenjtë e shndërruar në kanalizime, dhe rreziku nga materiale tjera toksike, tashmë janë përditshmëri në Kosovë. Njerëzit kanë filluar të jetojnë me to.