Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2021

Prokuroria nis procedurë kundër Millorad Dodikut

0
Prokuroria nis procedurë kundër Millorad Dodikut

Zyra e Prokurorit të Bosnje dhe Hercegovinës njoftoi se është hapur një procedurë kundër anëtarit të Presidencës trepalëshe të këtij vendi, Millorad Dodik.

"Zyra e Prokurorit të Bosnje dhe Hercegovinës informon publikun se me pranimin e raportit të parë, është caktuar edhe një prokuror përgjegjës, dhe raportet e tjera janë gjithashtu në pritje", tha Zyra e Prokurorit në një njoftim për shtyp.

Zyra e Prokurorit i tha Radios Evropa e Lirë se ata nuk mund të zbulonin detajet e lëndës kundër Dodikut.

Megjithatë, Sasha Sarajliq, një prokuror në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës, i tha Radios Evropa e Lirë se gjatë fundjavës ai ishte një nga prokurorët që mbështeti nisjen e procedurave kundër Dodikut.

Ai theksoi se raporti kishte të bënte me "minimin e rendit kushtetues" nga ana e Dodikut.

"Kjo është një vepër penale sipas Kodit Penal, i cili thotë se kushdo që përpiqet të ndryshojë rendin kushtetues ose të përmbysë institucionet e tij më të larta duke përdorur forcë fizike ose duke kërcënuar se do të përdorë forcë fizike, do të dënohet me burgim për të paktën pesë vjet ".

Dodik është një kundërshtar i ashpër i vendimit të ish-Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar i cili e ka përfshirë në Kodin Penal të Bosnje dhe Hercegovinës mohimin e gjenocidit.

Njoftimi pason një mbledhje të presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës në të cilën Dodik mori pjesë, por votoi kundër gjitha pikave të rendit të ditës.

"Kishte një mori pikash që hyjnë në kompetencë të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës. Ato kryesisht kanë të bëjnë me çështjet që lidhen me politikën e jashtme. Dodik ishte kundër të gjitha pikave, gjë që nuk është asgjë e re. Ai e ka bërë atë më parë", tha anëtari tjetër i presidencës trepalëshe, Zhelko Komshiq.

Sipas, Asamblesë Kombëtare të Republika Sërpskës, entitetit serb të Bosnjës, politikanët e Republika Sërpskës nuk kanë marrë pjesë në institucionet shtetërore që nga fundi i qershorit, pasi ish-Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Valentin Inzko vendosi ndryshime në Kodin Penal që ndalojnë dhe ndëshkojnë mohimin e gjenocidit dhe lavdërimin e kriminelëve të luftës.

Republika Sërpska e ka shpallur të pavlefshëm këtë vendim përmes një dekreti.

Dodik ka intensifikuar retorikën kundër përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje.

Më 15 tetor Dodik tha se Republika Sërpska (RS) synon të përmbysë të gjitha vendimet e marra nga përfaqësuesit e lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë.

"Ne në Republika Sërpska nuk kemi ndërmend të shkelim integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, por kemi ndërmend të rivendosim sovranitetin e Republika Sërpskës të dhënë nga Kushtetuta. Ky nuk është një kërcënim për integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës", tha Dodik.

Dodik ka marrë pjesë në punën e Presidencës që nga fundi i gushtit, por ai voton kundër pikave që diskutohen aty.

Para seancës së sotme (18 tetor) të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Dodik, organizoi një festë në zyrën e tij.

Ai kishte ftuar një muzikant me harmonikë dhe së bashku kishin kënduar këngët “Serbe mua më ka lindur nëna” dhe "Romanija". Videoja u publikua në faqen e rrjetit social Twitter të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), udhëheqësi i së cilës është Millorad Dodik.

Në përshkrimin e videos shkruhej “Ka kohë që nuk janë dëgjuar në Sarajevë këngë me tematikë të bukur”.

I pranishëm ishte edhe Stasha Kosharac, ministër i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, i cili këndoi me Dodik dhe anëtarët e kabinetit.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: Учащиеся Гурульбинской школы восхитились мастерством жонглирования, игрой с хула-хупами, иллюзионистами цирка Бурятии




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

«Russpass-журнал» подготовил тематический маршрут к 135-летию со дня рождения Анны Ахматовой



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России