103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2021

Koreja e Veriut lëshon raketë balistike pranë Japonisë

0
Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga nëndetësja në ujërat pran Japonisë. Shefat e Përgjithshëm të Shtabit në Seul thanë përmes një deklaratë se raketa u lëshua në det në lindje të Gadishullit Korean. Rojat bregdetare të Japonisë thanë gjithashtu se një predhë u lëshua nga Koreja e Veriut.


Mediat e Koresë së Jugut raportuan se kjo raketë e veçantë besohet të ketë udhëtuar midis 430 dhe 450 kilometra.


Kryeministri japonez, Fumio Kishida, tha se ishin lëshuar dy raketa balistike, duke i quajtur veprimet "për keqardhje".




Pheniani zbuloi një lloj rakete "të re" që lëshohet nga nëndetëset në muajin janar, duke e përshkruar atë si "arma më e fuqishme në botë".


Veprimi i Phenianit vjen derisa kishte njoftime se shefat e inteligjencës së Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara do të takohen në Seul për të diskutuar në lidhje me Korenë e Veriut.


I dërguari i posaçëm i SHBA -së për Korenë e Veriut u tha gazetarëve se Uashingtoni synon "diplomacinë" me Phenianin dhe se nuk ka "asnjë qëllim armiqësor" ndaj këtij vendi.


I dërguari, Sung Kim i bëri komentet më 18 tetor pas një takimi në Uashington me homologun e tij të Koresë së Jugut, Noh Kyu-duk.


"Ne do të kërkojmë diplomaci për të bërë përparim në atë mënyrë që rrit sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë", tha Kim, duke iu referuar Koresë së Veriut me emrin e saj zyrtar, Republika Popullore Demokratike e Koresë.


"Ne nuk kemi asnjë qëllim armiqësor dhe shpresojmë që të takohemi me ata pa kushte", u tha Kim gazetarëve.




Ai shtoi, megjithatë, se të tre aleatët kishin "një përgjegjësi për të zbatuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB -së", duke iu referuar sanksioneve ndërkombëtare që janë vendosur ndaj Koresë së Veriut mbi programin e saj të armëve bërthamore.


Javët e fundit, Pheniani ka kryer një mori testesh të asaj që pretendohet se janë raketa hipersonike dhe me rreze të gjatë veprimi.


Disa nga këto teste shkelin sanksionet e rrepta ndërkombëtare.


Kombet e Bashkuara në mënyrë specifike ia kanë ndaluar Koresë së Veriut që të testojë raketa balistike si dhe armë bërthamore.


Garë armatimi

Edhe Koreja e Jugut po zhvillon armët e saja dhe ekspertët po tërheqin vërejtjen për një garë armatimi në gadishullin Korean.


Seuli ka paralajmëruar për këtë javë atë që thuhet të jetë ekspozita më e madhe e mbrojtjes e Koresë së Jugut. Raportohet se ky vend do të zbulojë një avion të ri luftarak, raketa si dhe armë tjera. Gjithashtu pritet që së shpejti të lëshojë raketën e saj hapësinore.


Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut teknikisht mbeten në luftë pasi Lufta e Koresë, e cila ndau gadishullin në dy vende dhe që pa SHBA -të që mbështesnin Jugun, përfundoi në 1953 me një armëpushim.


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha javën e kaluar se ai nuk dëshiron që lufta të shpërthejë përsëri në gadishullin Korean, por tha se vendi i tij duhet të vazhdojë zhvillimin e armëve për vetëmbrojtje kundër armiqve, përkatësisht SHBA-së të cilën ai i akuzoi për armiqësi.


Bisedimet e mëparshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve themelore mbi denuklearizimin.


SHBA-ja dëshiron që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore para se të lehtësohen sanksionet, por Koreja e Veriut deri më tani ka refuzuar.




Губернаторы России
Москва

Собянин: Гранты города помогают НКО в реализации социально значимых проектов





Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Гранты города помогают НКО в реализации социально значимых проектов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Рэпер ST

Рэпер ST рассказал о знакомстве с Ларисой Долиной и записи совместной песни




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве росгвардейцы приняли участие в обеспечении безопасности во время проведения спортивных мероприятий

Естественный отбор технологий: в Москве пройдет отборочный этап чемпионата «Битва роботов»

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане


WTA

Хромачёва и Данилина выиграли турнир WTA в Гвадалахаре в парном разряде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Петербурге снесут два жилых дома для строительства путей ВСМ



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России