Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2021

Misioni BE-së: Vlerësime pozitive për zgjedhjet, përjashtuar komunat serbe

0
Misioni BE-së: Vlerësime pozitive për zgjedhjet, përjashtuar komunat serbe

Zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, në përgjithësi janë vlerësuar pozitivisht, me përjashtim të komunave të banuara më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, ka vlerësuar Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, në një konferencë për media, të martën (19 tetor) tha se procesi zgjedhor është organizuar mirë dhe në mënyrë efikase. Pluraliteti i kandidatëve ka ofruar për votuesit një zgjidhje të vërtet, më përjashtim të komunave më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, ka thënë ai.

“E kemi parë që Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës, madje ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe dhe aktivistëve të tyre. Për fat të keq gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në gara për kryetarë të komunave, financimi i fushatës nuk ishte transparentë”, tha Mandl.

Ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit e BE-së, kanë vizituar 400 vendvotime në nivel vendi, tha ai, duke shtuar se votimi ka qenë i rregullt dhe i qetë përkundër disa shqetësimeve të vërejtura në një numër rasteve, siç ishte votimi me asistencë dhe votimi me dokumente të identifikimit me afat të skaduar.

Ndër të tjera, ai ka thënë se kuota gjinore prej 30 për qind është respektuar, por subjektet politike kanë nominuar  vetëm disa gra kandidate për kryetare të komunave.   

Edhe, Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve për ushtrimin e qetë dhe paqësor të së drejtës së tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit lokal.

Fushata zgjedhore, sipas saj, ka qenë konkurruese dhe pa incidente madhore.

“Këto zgjedhje komunale kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë me një debat të vërtetë mes kandidatëve dhe partive politike që propozojnë politika alternative. Sot, më shumë se kurrë Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit dhe standardeve demokratike për rajonin”, tha Viola von Cramon.

Megjithatë, edhe ajo përmendi se në komunat e banuara më shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës ka pas presion nga Lista Serbe dhe aktivistët e saj.

Zgjedhjet e 17 tetorit janë të dytat që janë organizuar në kohë pandemie.

Por, Viola von Cramon, tha se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që në mënyrë efikase t’i zbatojë procedurat zgjedhore dhe nuk është vërejtur ndonjë parregullsi e madhe, çoftë në periudhën parazgjedhore, çoftë në ditën e zgjedhjeve”.

 

Edhe organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e zgjedhjeve të 17 tetorit kanë pohuar se janë vërejtur  disa parregullsi, por të cilat nuk mund ta cenojnë integritetin apo besueshmërinë e zgjedhjeve. Disa nga parregullsitë e evidentuara, sipas tyre, kanë qenë votimi me asistencë, ushtrimi i presionit mbi votuesit si dhe prania e personave të paautorizuar në hyrje apo afërsi të qendrave të votimit.

Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 38 komunat ku janë zhvilluar,  në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Надежда Бабкина

"7Дней": певицу Бабкину заметили с молодым помощником после разрыва с мужем




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


WTA

Самсонова обыграла Александрову и вышла в финал турнира WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

Відомий аграрій Кормишкін, складає свої депутатські повноваження



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России