Pritja e ekipit të Shqipërisë në Beograd
![Pritja e ekipit të Shqipërisë në Beograd](https://gdb.rferl.org/63b424b3-e525-4357-966c-63e3d05d7002_tv_w800_h450.jpg)
Ekipi i Shqipërisë është pritur me fishkëllima në Beograd, në Kampionatin Botëror të Boksit, që mbahet nga data 24 tetor deri më 6 nëntor 2021. Nelson Hysa, kapiten i ekipit të Federatës së Boksit të Shqipërisë, ka thënë se në një video që ka dërguar për Radion Evropa e Lirë dëgjohen fishkëllimat me të cilat është përcjellë ekipi.