Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2021

SHBA-BE: Irani t'i kthehet bisedimeve për të shmangur përshkallëzimin

0
SHBA-BE: Irani t'i kthehet bisedimeve për të shmangur përshkallëzimin

Liderët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe i bënë thirrje Iranit që të rikthehet në bisedimet bërthamore në mënyrë që të parandalohet një "përshkallëzim të rrezikshëm".

"Ne i bëjmë thirrje presidentit (të Iranit, Ebrahim) Raisi që të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të veprojë me mirëbesim në mënyrë që negociatat të arrijnë urgjentisht një rezultat”, thanë liderët perëndimorë, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme për të parandaluar një përshkallëzim të rrezikshëm.

Deklarata e përbashkët e presidentit të SHBA-së Joe Biden, kancelares gjermane, Angela Merkel, kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, u lëshua pas një takimi të përbashkët që u mbajt në Romë të Italisë ku po zhvillohet një samit i 20 vendeve më të zhvilluara në botë që njihet si grupi G20.

Në deklaratë i bëhet thirrje Iranit t’i kthehet zbatimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Bisedimet e Iranit me gjashtë fuqitë botërore që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 janë planifikuar të rifillojnë deri në fund të nëntorit, tha në fillim të kësaj jave negociatori kryesor bërthamor i Iranit.

Data e saktë ende nuk është bërë e ditur.

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel tha se ishte thellësisht e shqetësuar me pasurimin e uraniumit në Iran.

"Ne po llogarisim se Irani do të kthehet në tryezën e bisedimeve mirëpo ora po kalon. Jemi shumë të shqetësuar me pasurimin e uraniumit që po ndodh tani në Iran", tha ajo në margjinat e takimit të G20-ës në Romë.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane u tha gazetarëve se takimi ishte një iniciativë e Merkelit.

Bisedimet mes Iranit dhe fuqive botërore që zhvillohen në Vjenë të Austrisë kanë ngecur që nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në muajin qershor në Iran.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare në vitin 2018 dhe rivendosi sanksione shkatërruese nga Teheranit, duke thënë se marrëveshja dështoi që të adresojë programin për raketa balistike të Iranit dhe mbështetjen që Teherani u jep grupeve terroriste në Lindjen e Mesme.

Teherani ka shkelur gradualisht kufijtë e vendosur nga pakti, duke përfshirë pasurimin e uraniumit, rafinimin e tij në pastërti më të lartë dhe instalimin e centrifugave të avancuara.

Presidenti Biden është zotuar se do t'i bashkohet sërish marrëveshjes nëse Irani i kthehet përmbushjes së plotë të marrëveshjes.

Por gjashtë raundet e bisedimeve indirekte me Iranin në Vjenë që filluan në prill nuk arritën ndonjë përparim.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha më 28 tetor se SHBA-të ende kanë mëdyshje nëse Irani është serioz në lidhje me negociatat.

"Nuk është ende plotësisht e qartë për mua nëse iranianët janë të përgatitur të kthehen në bisedime", u tha ai gazetarëve në bordin aeroplanit presidencial derisa Biden fluturoi për në Romë për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20-ës.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Александр Розенбаум

Александр Розенбаум поздравил коллектив областного онкодиспансера с Днем медицинского работника




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Анастасия Мыскина

Овечкин, Яковлев, Фридзон и Мыскина сыграли в падел-теннис в Турции: «Победила дружба»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Стоимость организации свадьбы в столице увеличилась за год на 15%



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России