Kili miraton projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini
![Kili miraton projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini](https://gdb.rferl.org/1d020000-0aff-0242-ff0f-08d9b9ba4794_w800_h450.jpg)
Kongresi i Kilit ka miratuar të martën projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini, duke u bashkuar me pjesën tjetër të vendeve të Amerikës Latine me shumicë katolike që kanë ligje të ngjashme.
Kjo masë që mbështetet nga presidenti Sebastian Pinera, i cili duhet ta nënshkruaj për ta bërë ligj, gjithashtu do t’ua mundësojë çifteve të së njëjtës gjini të birësojnë fëmijë.
Projektligji u miratua pas një procesi të gjatë rreth katër vjet, me 82 vota për dhe 20 kundër dhe pati dy abstenime.
Përveç Kilit, në Amerikën Latine, çiftet e të së njëjtës gjini, mund të martohen edhe në Kosta Rika, Ekuador, Kolumbi, Brazil, Uruguai dhe Argjentinë, si dhe në 14 shtete të Meksikës.