Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2021

Komunat në Maqedoninë e Veriut, jotransparente me opinionin

0
Komunat në Maqedoninë e Veriut, jotransparente me opinionin

Këshilltarët komunalë nga listat e pavarura në Maqedoninë e Veriut, synojnë që përmes transmetimit të drejtpërdrejtë seancave të këshillave komunale, qytetarët të informohen në kohë reale për vendimet që marrin drejtuesit e komunës, pasi, sipas tyre, me këtë të rritet dhe llogaridhënia. 

Një iniciativë e këtillë është pamundësuar pasi shumica e këshilltarëve në Komunën e Karposhit votuan kundër. Kjo komunë është pjesë e Qytetit të Shkupit.

Nevena Georgievskës, këshilltare e zgjedhur nga lista e pavarur për Karposhin, i është ndaluar të transmetojë mbledhjet e këshillit komunal, pasi siç i është kumtuar, ajo “bën  transmetim të paautorizuar”. 

Georgievska thotë se e ka të paqartë se pse këshilltarëve u pamundësohet që ata të transmetojnë mbledhjet e këshillit komunal, pasi siç thekson, qytetarët kanë të drejtë të jenë të informuar për vendimet që merren rreth menaxhimit të  komunës.

“Mbledhja e parë e këshillit komunal u transmetua ‘live’ (drejtpërdrejtë), por menjëherë pas kësaj u befasova, më mirë të them pësova shok, pasi po të njëjtit ata që angazhoheshin për transparencë, kërkuan që mos të xhirohet mbledhja dhe e njëjta të transmetohet në kohë reale në rrjetet sociale, pasi kjo llogaritej si xhirimi i paautorizuar”, thotë Georgievska.

Por, këshilltari i kësaj komune nga radhët e Lidhjes Social Demokrate, Vlladimir Bislimovski, i cili ka kërkuar të ndalohet transmetimi i mbledhjeve të këshillit komunal, thotë se këtë e ka bërë për shkak të komenteve, siç shprehet, të pahijshme në rrjetet sociale.

“Lexoni komentet do të shihni se çka thonë. Mendoj se kjo duhet të ketë një kornizë ligjore. Jam për atë që të regjistrohen mbledhjet dhe të emitohen që qytetarët e Karposhit të jenë të informuar se çfarë ndodh, por jo në këtë mënyrë. Nevojitet një kornizë ligjore, e cila do të respektohet”, thotë Bislimovski.

Sipas tij, transmetimin e mbledhjeve duhet ta bëjë vetë komuna, por pasi të këtë siguruar aparaturën e nevojshme për transmetim dhe njëherësh krijojë mekanizma që të parandalohen fyerjet në rrjetet sociale.

Goce Kocevski nga organizata joqeveritare “Juristët e Rijnë”, thotë për Radion Evropa e Lirë se asnjë ligj nuk shkelet nëse këshilltarët transmetojnë mbledhjet, me kusht që kamera të jetë e fokusuar në foltore dhe jo të xhirohen bisedat gjatë pauzave ose diçka në margjinat e mbledhjeve të këshillave komunale.

“Vetë Ligji për qeverisje lokale qartë thekson se mbledhjet e këshillave komunale janë të hapura për qytetarët, përpos në raste të caktuara. Por, në këtë ligj gjithashtu theksohet se mbledhjet rreth buxhetit dhe planit urbanistik në asnjë mënyrë nuk guxojnë të jenë të mbyllura për opinionin”, thotë Kocevski.

Ndërkaq, Hamndi Sulejmani nga lista e pavarur “Më mirë për Tetovën", thotë se transmetimi i mbledhjeve komunale i bën më të përgjegjshëm, jo vetëm drejtuesit e komunave rreth shpenzimit të buxhetit shtetëror, por i detyron organet komunale që të jenë më efikase në punën e tyre.

 “Nga kryesuesi i këshillit kërkuam të thërras komandantin që rregullon komunikacionin në Komunën e Tetovës. Ai pasi erdhi dhe shpjegoi për disa parregullsi në qytet, ku tregoi se nuk mund të menaxhojë një rrugë pasi mungon sinjalizimi. Na tha se në mungesë të sinjalizimit çdokush mund të parkohet ku të dëshirojë apo ndalet pa të drejtë dhe reagojmë. Pas kësaj kërkuam që komuna të shqyrtojë këtë problematikë dhe të veprojë. Presioni i opinionit ishte ai që i detyroi organet e komunës të vendosin sinjalizim në atë pjesë të qytetit dhe me këtë të veprojnë dhe organet e policisë”, thotë Sulejmani.

Transmetimi i mbledhjeve të këshillave komunale sugjerohet edhe në rregulloren e Bashkësisë së Njësive për Vetëqeverisje Lokale, megjithëse theksohet se këto video-xhirime nuk guxon të keqpërdoren nga persona të caktuar për qëllime personale apo politike.

Tashmë Komuna e Tetovës, ajo e Kriva Pallankës dhe Velesit dhe disa komuna të tjera që janë më pak se dhjetë kundrejt 80 komunave sa janë gjithsej, kanë filtra të praktikojnë transmetimin e drejtpërdrejtë. 

Së fundmi, edhe Qyteti i Shkupit, si njësi e veçantë e administrimit lokal e  përbërë nga dhjetë komuna, transmeton mbledhjet e këshillit të komunës, megjithëse janë dashur më shumë se tre vjet që të sigurohen pajisjeve digjitale për transmetimin e të njëjtave.

Këshilltarët e pavarur thonë se pas insistimit që kompani të autorizuara të bëjnë transmetimin e mbledhjeve, fshihet mungesa e transparencës pasi pjesa e tenderimi dhe procesi i blerjes së pajisjeve, qëllimisht po zvarritet me vite.





Губернаторы России
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО





Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал, как электробусы помогают улучшать экологическую ситуацию



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Виктор Тепляков

Обращения граждан в приёмную депутата ЗСК Виктора Теплякова рассмотрели на комиссии по БДД




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Этот спорт воспитывает силу и упорство»: Вице-спикер Народного Хурала Бурятии приняла участие в открытии чемпионата России по гиревому спорту

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»

ЕВРО-2024: большой футбол ждет слушателей «Авторадио»


Уимблдон

Соболенко и Димитров вместе потренировались на «Уимблдоне»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России