Raportohen 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja me COVID-19.
Sipas MSH-së nga gjithsej 1.984 testime, 13 kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
MSH-ja nuk ka raportuar ndonjë rast të vdekjes nga kjo sëmundje.
Në total numri i rasteve aktive raportohet të jetë 331.
Në 24 orët e fundit, sipas MSH-së ,në Kosovë janë administruar 1,530 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Numri i përgjithshëm i qytetarëve të imunizuar me dy doza të vaksinës ka arritur në 779.481.