Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2021

Pandemia dhe kriza gëlltitën atmosferën festive

0
Pandemia dhe kriza gëlltitën atmosferën festive

Përfundimi i pandemisë, stabilizimi i çmimeve dhe zhbllokimi i procesit të integrimeve, janë kërkesat kryesore të qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Shkup në prag të ndërrimit të moteve.  

Për shkak tëkrizës energjetike në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, janë vendosur zbukurime minimale, ndërkohë që edhe shumë komuna tjera të vendit kanë vendosur që ta kursejnë energjinë duke hequr dorë nga stolisjet për të shënuar atmosferën festive me rastin e festave të fundvitit. 

 

Naum Velkovski  për Radion Evropa Lirë thotë se me vite qëndron në qendrën tregtare të Shkupit i veshur me kostumin e Babadimrit për t’i argëtuar fëmijët, por njëherësh duke përjetësuar momentet e hareshme përmes fotografisë. Ai shton se këtë vit  atmosfera festive duket shumë e zbehtë.  

“Nuk e di çka të them tani, masa kufizuese për ambientet e hapura nuk ka, por atmosfera është shumë e zbehtë. Nuk është ajo ndjenja festive që të shprehemi në atë mënyrë, ‘infektonte’ në konotacion pozitiv çdo njeri me ndjenjë hareje. Kjo ndjenjë mungon, pak për shkak të pandemisë, pak për shkak të krizës... Gjithçka nga pak na ka bërë të mos e ndiejmë atmosferën festive”, thotë Naum Velkovski.  

Vaksinimi, rruga e vetme drejt normalizimit  

Venera Gudaçi thotë për Radion Evropa e Lirë se vitin 2021 do ta mbajë mend si vit i pritjes për t’u zhdukur virusi dhe vit të përfundimit të pandemisë.    

“Komplet vitin 2021 do ta mbaj mend si vit që tërë kohën disi kam qenë në pritje. Pritje se do t’i marrim vaksinat dhe do të mbarojë situata e pandemisë, megjithëse pak jam dëshpëruar se gjithçka duket se shkon rreth e rrotull...”, thotë Venera. 

Nga ana tjetër, Gorica Nedellkovska, thotë se vitin 2021 do ta mbajë mend si vit të vaksinimit, megjithëse shton se pak shpresa jep edhe viti 2022, që t’i jepet fund  pandemisë.  

“Nuk besoj. Nuk di çka të them përderisa akoma ka njerëz që nuk besojnë në vaksinat dhe nuk imunizohemi të gjithë, vështirë se do të kthehemi në normalitetin që kishim para pandemisë”, thotë Gorica, e cila punon si shitëse në një dyqan të Shkupit.  

Aktorja Xaka Jonuzi me shaka na thotë se pandemia e ka bërë jetën e çdokujt paksa teatrale.  

“Vetë teatri jo rrallë na ka ndodhur këtu në shtëpi, me shumë drama, komedi dhe rrëmujë , por mirë, mirë ka qenë. Izolimi na mësoi të kalojmë kohën bashkë”, thotë Xaka Jonuzi duke shtuar se 2021 megjithatë është vit që pas vaksinave hapi organizimin e manifestimeve veçanërisht ajo shton se është e lumtur që u hap teatri. 

“Sidomos muajve të fundit fatmirësisht paksa u liruam, u mbajtën shfaqje, madje morëm pjesë dhe në Festivalin e Teatrit në Gjakovë, ku shumë aktorë morëm çmime - kështu do ta mbaj mend 2021-shin”, thotë ajo. 

Ulet standardi jetësor, qytetarët të ardhmen e shohin jashtë vendit  

Qytetarët e Maqedonisë vitin 2021 do ta mbajnë mend edhe për rritjen e çmimeve.  

“Të gjitha çmimet janë rritur, duke filluar nga buka, mishi, pemët, perimet…  Kam dy fëmijë në shkollë, unë nuk punoj, me një rrogë të bashkëshortit nuk mund të sigurojmë as gjërat më elementare. Nëse nuk do të na ndihmonin të afërmit nga jashtë vendit, shumë  vështirë do ta përballonim krizën. Do të festojmë në shtëpi me ato pak gjëra që kemi”, thotë Almedina Hasanoviq.  

Ndërkaq Darko Nikollovski  thotë Për Radion Evropa e Lirë se kostoja e jetës është bërë e papërballueshme kundrejt pagave.  

“Gjithnjë e më e vështirë bëhet jeta këtu. Edhe nëse ke përfunduar studimet, vështirë arrin të gjesh një punë ku do të paguhesh mirë, mendoj aq sa për të qenë i pavarur nga ndihma e familjes. Andaj shpresoj që 2022-shi të jetë vit  stacionimit tim në Gjermani, shtet ky ku kam aplikuar për punë”, thotë Nikollovski  27-vjeçar duke shtuar se ka pak shpresa se viti 2022 do jetë vit i kthesave për sa i përket zhbllokimit të procesit të integrimeve.  

Ndryshe, autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk kanë ndërmarrë asnjë masë shtesë për sa i përket kufizimeve plotësuese për frenimin e variantit të ri të COVID-19.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Вольфганг Амадей Моцарт

«Моцарт vs Шопен» от Amadeus Concerts




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


WTA

Самсонова обыграла Александрову и вышла в финал турнира WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

Выставка-посвящение «Первая дама советской скульптуры»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России