Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2022

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së thotë se ZPS-ja nuk po ndjek drejtësinë

0
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së thotë se ZPS-ja nuk po ndjek drejtësinë

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK) në konferencën mbi ecurisë e çështjes të premtën, ka pasur shumë kritika për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) sa i takon dorëzimit të dokumenteve tek ekipet e mbrojtjes.

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është duke ofruar në mënyrë efikase dokumentet e kërkuara, pavarësisht kërkesave të mbrojtjes.

Po ashtu, Kehoe tha se ZPS-ja redakton aq shumë dokumentet sa që shpeshherë janë konfuze dhe nuk kuptohet se për çfarë bëhet fjalë.

“Ata akuzojnë klientin tim për sjellje të papërshtatshme të cilat kanë ndodhur lidhur me aktivitetet që kanë ndodhur në qershor të vitit 1998 ndërkohë që pjesa tjetër është e tëra e redaktuar, nuk merret vesh se çfarë ka ndodhur, kur ka ndodhur”, tha Koheo.

Koheo tha se ky është vetëm një nga shumë rastet kur dokumentet ofrohen në këtë formë nga ZPS-ja.

Në këtë konferencë që është e dhjeta për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, u diskutua lidhur me nxjerrjen e provave, përkthimet e shkresave, hetimet e prokurorisë si dhe ato të mbrojtjes.

Ekipet mbrojtëse deklaruan se prokuroria nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës për dorëzim të dosjes paraprake dhe se atë e morën katër ditë më vonesë, më 21 janar.

Duke folur për dokumentet që ka ofruar ZPS-ja, avokati mbrojtës i ish-Presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, ka nxjerrë një dokument të prokurorisë në të cilin ka cituar ish-ambasadorin e OSBE-së, Daan Everts, i cili para ZPS-së kishte thënë se krimet që kishin ndodhur pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin kryer nga njerëz me qëllime të përfitimeve personale dhe se nuk kishte urdhra nga lartë.

Kehoe citoi deklaratën e ambasadorit Daan, dhënë Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke thënë se ai kishte mohuar se ato krime mund të konsiderohej se janë kryer nga një “ndërmarrje e organizuar kriminale”.

Duke ju referuar kësaj situate dhe mënyrës së administrimit të dëshmive nga ana e ZPS-së, avokati tjetër i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Thaçi, Pierre-Richard Prosper, tha se prokuroria ka vepruar pa asnjë lloj mbikëqyrjeje dhe kjo është në kundërshtim me parimet e drejtësisë ndërkombëtare.

“Prokuroria e ka tradhtuar detyrën e vet për të provuar të vërtetën. Kur ata ju drejtuan juve për konfirmim të aktakuzës u dhanë një gjysmë historie e cila na ka bërë të jemi këtu ku jemi sot. Në zellin e tyre për fitore, në zellin e tyre për procedime ata kanë humbur funksionin më kritik të zyrës së prokurorisë dhe kjo është ndjekja e drejtësisë”, tha avokati mbrojtës i ish-Presidentit Thaçi, Pierre-Richard Prosper.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u arrestuan në fund të vitit 2020.

Që nga ajo kohë janë duke qëndruar në paraburgim, ndërkohë që ende nuk dihet data e fillimit të procesit gjyqësor ndaj tyre.

Ekipet mbrojtëse vazhdimisht kanë kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për vonesa në dorëzimin e dokumenteve tek mbrojtja si dhe për redaktim të ashpër të dokumenteve.

Në shumë raste ata kanë thënë se dokumentet që ju ofrohen nga ZPS-ja janë aq të redaktuara sa që nuk kuptohet se për çfarë bëhet fjalë.

Për çka akuzohen ish-krerët e UÇK-së?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.





Губернаторы России
Москва

К 2025 году в "Рудневе" планируется создать свыше 6 тысяч рабочих мест — Собянин





Москва

Вендор технологических решений DатаРу перешел на сервис кадрового ЭДО от HRlink


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин рассказал о развитии района Зябликово



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Рэпер ST

Рэпер ST записал совместные песни с Долиной и Шуфутинским




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Росгвардии стартовал чемпионат по боксу "Кубок Победы"

Юные шахматисты Союза армян Чувашии посвятили турнир Году семьи и Дню защиты детей

Люберчане стали серебряными призерами всероссийского турнира «Быстрый прорыв»


ATP

Теннисист Медведев может спуститься на пятое место в ATP после "Мастерса" в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Вендор технологических решений DатаРу перешел на сервис кадрового ЭДО от HRlink



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России