Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2022

Mjekët amë kërkojnë rritjen e mjeteve që marrin nga shteti     

0
Mjekët amë kërkojnë rritjen e mjeteve që marrin nga shteti     

Mjekët, të cilët janë anëtarë të Shoqatës së Pavarur të Mjekëve Amë në Maqedoninë e Veriut, të premten nuk i kanë hapur ambulancat, në shenjë proteste.

Ata kanë punuar vetëm me rastet urgjente, ndërkohë që për pacientët e tjerë nuk kanë dhënë receta dhe udhëzime për te mjekët specialistë.

Kërkesa primare e tyre mbetet rritja e mjeteve financiare që marrin nga Fondi për Shëndetësi për çdo pacient që kanë të regjistruar në ambulancat e tyre: nga 65 në 95 denarë (nga 1 euro në 1.5 euro).

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Amë, Lilia Çollakova-Dervishova, thotë për Radion Evropa e Lirë se me mjetet që aktualisht marrin mjekët amë në formë të kapitacionit (kuotë financiare), nuk kanë mundësi t'i përballojnë shpenzimet që kanë në ambulancat e tyre.

“Me këto mjete duhet të paguani shpenzimet, mendoj rrogat e infermierëve të angazhuar në ambulancë, ndërkohë që janë rritur dhe faturat e rrymës. Ka shumë kolegë, të cilët në vendet e vogla kanë një numër më të vogël të pacientëve dhe për këtë arsye është e kuptueshme që edhe të hyrat i kanë shumë të vogla, kështu që ata në çdo moment mund të detyrohen t’i mbyllin ambulancat”, thekson ajo.

Pas takimit që kanë realizuar përfaqësuesit e mjekëve amë me zëvendësministrin e Shëndetësisë, protesta është pezulluar për një kohë të pacaktuar.

“Për fillim, u morëm vesh që edhe nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga ana e Shoqatës së Mjekëve Amë, në afat sa më të shkurtër, të formohen grupe të punës, ku konkretisht do t'i definojmë prioritetet”, ka theksuar zëvendësministri i Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski.

Nga ana tjetër, Shoqata e Mjekëve Amë Shqiptarë thotë se krahas kushteve për punë të mjekëve, duhet avancuar dhe shërbimet për pacientët.

“Për arsye të ndryshme që ne detyrohemi t’i dërgojmë pacientët tanë për një punë të vogël te mjekët sekondarë dhe terciarë për të marrë raport, ne mendojmë se jemi kompetentë për t’i kryer të njëjtat detyra, në mënyrë që të mos lodhen pacientët... Por, edhe terminët te mjekësia sekondare dhe ajo terciare mungojnë”, thotë Bekim Ismaili, nga Shoqata e Mjekëve Amë Shqiptarë.

“Ne nuk arritëm të bëjmë bisedime të mirëfillta me organet shëndetësore. Ne kishim një ujdi edhe me shoqatat e tjera që përfaqësojnë mjekët amë që të bisedojmë me autoritetet e shëndetësisë dhe nëse ata nuk pranojnë asgjë, atëherë të protestojmë të gjitha shoqatat”, thotë Ismaili.

Por, nga Shoqata e Mjekëve Amë thonë se në bazë të të dhënave që kanë, më shumë se 400 ambulanca në vendbanime të ndryshme jashtë kryeqendrës, janë mbyllur dhe nuk ka kohë për pritje, pasi kriza financiare vë në rrezik mbylljen e më shumë ambulancave në viset rurale, ku numri i pacientëve është më i vogël.

“Këtë gjë nuk guxojmë ta lejojmë. Ne kemi më shumë rajone që ballafaqohen me probleme të këtilla. Rajoni i Bogomillës, ai Mavrovës, ose Mariovës në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut janë me vetëm një mjek. Edhe atje ka qytetarë dhe kanë nevojë për mbrojtje shëndetësore, pavarësisht numrit të banorëve në ato zona”, thotë Lilia Çollakova-Dervishova, nga Shoqata e Mjekëve Amë.

Mjekët amë, gjithashtu, kërkojnë zgjidhje ligjore që do të mundësojë funksionimin e ambulancave edhe pas pensionimit të mjekëve amë, përkatësisht drejtimin e tyre nga mjekë të rinj që nuk do të kenë nevojë nga e para t'i regjistrojnë pacientët e tyre.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о мерах поддержки предпринимательства в Москве





Москва

Подмосковная общественная организация инвалидов «Колесница» провела автопробег


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал об уникальных составах, которые поедут по БКЛ в эти выходные



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

Бывшая пассия Тимати рассказала о замершей беременности




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Кто создает «креативный код» страны?

Бег — один из самых популярных видов спорта у россиян

В Росгвардии стартовал чемпионат по боксу "Кубок Победы"


Уимблдон

«Подача на победу на Уимблдоне». Гвардиола – о заключительном туре АПЛ



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Москве поймали педофила, заставлявшего ребенка посылать ему интимные фото



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России