Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2022

Propaganda online e Rusisë, e papenguar në Kosovë  

0
Propaganda online e Rusisë, e papenguar në Kosovë  

Për të ndalur propagandën ruse dhe lajmet e rreme në Kosovë, duhet të ndalohen dhe të bllokohen ueb-faqet ruse dhe faqet të tyre në rrjetet sociale, thonë njohës të rrjeteve sociale në Kosovë.

Një gjë të tillë duhet ta bëjë Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), me kërkesë të Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, tani për tani, ende nuk ka një kërkesë të tillë.

Përmes një përgjigje me shkrim, ARKEP bën të ditur se “sipas legjislacionit në fuqi, ARKEP nuk është përgjegjës për përmbajtjen, dhe rrjedhimisht nuk mund të marrë vendime për mbylljen e ueb-faqeve bazuar në përmbajtje”.

“Ju informojmë se ARKEP, teknikisht ka mundësi që përmes operatorëve të internetit (ISP) të bllokojë ueb-faqet e internetit të Rusisë për të mos u hapur brenda territorit të Kosovës. Deri më tani, ARKEP nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare për mbylljen e ndonjë ueb-faqeje ruse”, thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës, deri në publikimin e këtij teksti, nuk është përgjigjur nëse është duke e shqyrtuar mundësinë e bllokimit të qasjes në portalet ruse.

Komisioni i Pavarur për Media në Kosovë (KPM), i cili rregullon mediumet audio-vizuele, ka urdhëruar më 26 shkurt largimin e kanaleve ruse nga operatorët e shpërndarjes, që janë transmetuar kryesisht nga operatori MTS në veri të Kosovës. Kjo, me qëllim të, siç është thënë, parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Kosovë.

MTS është nën pronësi të Telekomit Serb dhe është themeluar në vitin 2015, në bazë të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë, të arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndër kanalet ruse që janë transmetuar në Kosovë ishin: Russia Today, Russia 24 dhe Planeta RTR.

Russia Today (RT) është një rrjet televiziv ndërkombëtar i kontrolluar dhe financuar nga shteti rus. Ky medium ofron përmbajtje në anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht dhe rusisht. Russia 24 është televizion informativ, po ashtu në pronësi të shtetit rus, kurse Planeta RTR është transmetuesi ndërkombëtar rus.

Megjithatë, në Kosovë, ueb-faqet e mediave në pronësi të shtetit rus, siç janë Russia Today, Sputnik e të tjera, janë të qasshme.

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media në Kosovë (KPM), Faruk Rexhaj, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shumica e operatorëve shpërndarës, apo operatorëve kabllovikë, i kanë larguar kanalet ruse.

REL ka konfirmuar edhe përmes disa personave privatë, të cilët jetojnë në komunat me shumicë serbe në Kosovë, se kanalet ruse janë larguar nga MTS-i.

Valon Kerolli, njohës i rrjeteve sociale në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se fokusi i shtetit të Kosovës do të duhej të ishte në ndalimin dhe bllokimin e faqeve të ndryshme të mediumeve ruse në rrjetet sociale, por edhe ueb-faqeve të tyre.

Ai thotë se njëra prej formave është duke i shkruar Facebook-ut, ashtu si është duke e shfrytëzuar edhe Ukraina që po komunikon me Facebook-un dhe po i kërkon që në shtet të bllokohen faqe të ndryshme.

“Mënyra tjetër është përmes shfrytëzimin të shpërndarësve të internetit. Mund ta bëjnë operatorët ose Qeveria një kërkesë që kushdo që dëshiron t’i qaset Russia Today në Facebook, të mos i hapet ajo faqe ose ueb-faqja e tyre dhe faqet e tjera”, thotë Kerolli.

Në anën tjetër, Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), thotë se gazetarët dhe mediat online në Kosovë duhet t’i verifikojnë dhe t’i filtrojë informacione para se t’i publikojnë informacionet nga burime që mund të jenë ruse.

“Gjatë këtyre ditëve, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ua ka tërhequr vërejtjen përgjegjësve të mediave që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë raportimit për luftën në Ukrainë”, thotë Mushkolaj.

Ai u bëri thirrje mediave online që të publikojnë vetëm informacione të sakta dhe të verifikuara.

Të dielën, më 27 shkurt, Bashkimi Evropian ka vendosur t’i ndalojë mediat ruse në bllokun evropian, siç janë Russia Today dhe Sputnik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se RT dhe Sputnik janë pjesë e "makinerisë mediatike të Kremlinit" dhe BE "po zhvillon mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë”.

Këto media ruse, "nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe për të mbjellë ndarje në bashkimin tonë", tha von der Leyen.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Рахманинов

Концерт “Рахманинов под небом”




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


WTA

Самсонова обыграла Александрову и вышла в финал турнира WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Врач Мескина назвала первые признаки ботулизма



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России