Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2022

Borrell në Shkup: Pushtimi i Ukrainës, “sulm barbar i Putinit”

0
Borrell në Shkup: Pushtimi i Ukrainës, “sulm barbar i Putinit”

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur “sulm barbar” agresionin rus në Ukrainë, sulm që sipas tij paraqet “shkelje të parimeve dhe të së drejtës ndërkombëtare”, “luftë të Putinit”, që nuk është e orientuar vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Këtë Borell e tha të hënën, më 14 mars, në Shkup, pas takimit me drejtuesit e lartë të Maqedonisë së Veriut, më të cilët ka biseduar për perspektivën evropiane, si dhe agresionin rus në Ukrainë.

“Në Ukrainë po ndodh një sulm barbar ndaj popullit ukrainas. E përsëris, sulm barbar nga ana e Putinit mbi popullin e Ukrainës, jo vetëm mbi objektet ushtarake, por edhe ndaj atyre civile. Forcat ruse po vazhdojnë sulmet raketore ndaj fqinjit paqësor, shkollave e spitaleve. Asnjëherë në Evropë që nga lufta e Dytë Botërore nuk kemi parë lëvizje kaq të madhe të njerëzve që ikin nga lufta dhe bombat e armatës ruse... Lufta e Putinit nuk është vetëm për Ukrainën. Bëhet fjalë për mosrespektim të parimeve dhe të së drejtës ndërkombëtare, për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit evropian dhe kjo të gjithëve na prek”, tha Borell.

Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog.

Ai njoftoi edhe për sanksionet e reja që po përgatit Komisioni Evropian kundër Rusisë, e që do të përfshijnë tregjet kryesore, kriptovalutat , mallrat luksoze, çelikun, sektorin e industrisë, kompanitë dhe individë që mbështesin pushtetin e Putinin kundër Ukrainës.

Duke folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Borrel tha se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, por shtoi se nuk mund të japë premtime se kur mund të ndodhë kjo.

Ai tha se nga ana e BE-së po bëhet gjithçka e mundur që bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të nisin në konferencën e ardhshme ndërqeveritare, por sipas shefit të diplomacisë evropiane, së pari duhet të zgjidhen çështjet dypalëshe ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.

“E di se keni pritje të caktuara dhe me të drejtë prisni. Edhe formalisht duhet tí nisim bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj se kjo do të jetë e mundur në konferencën e ardhme ndërqeveritare. Por, gjithashtu përshëndes edhe impulsin e ri në raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe inkurajoj dy shtetet që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për çështjet dypalëshe pasi zgjerimi nuk mund të ndodhë kur kemi çështje të pazgjidhura dypalëshe”, deklaroi Borell.

Ai, gjithashtu, theksoi nevojën për vazhdimin e reformave në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, agjendën e gjelbër, digjitalizimin, e reforma tjera.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kërkoi nga BE-ja që të mos e zvarrisë nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi përkushtimin e Shkupit që t'i mbyllë të gjitha se mosmarrëveshjet me Bullgarinë.

Kovaçevski tha se përveç zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë, Shkupi është i fokusuar edhe në përmbushjen e reformave me qëllim përjashtimin e integrimit.

“Me rëndësi të madhe është që BE-ja dhe shtetet anëtare maksimalisht të përfshihen në këtë proces pasi zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është çështje strategjike dhe e sigurisë. Integrimi nënkupton përkushtim të përbashkët për ndërtimin e një Evrope të bashkuar stabile, të fuqishme dhe të sigurt, si një shtëpi e vlerave demokratike dhe civilizuese. Vendet e Ballkanit janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe përparimi i njërit shtet, nxit zhvillimin e shtetit tjetër”, deklaroi Kovacevski.

Ai tha se zgjerimi duhet të ndodhë sa më parë pasi lufta në Ukrainë po e rritë mundësinë e ndikimit e palëve të treta në rajon, andaj kjo, sipas Kovaçevskit, kërkon përkushtim maksimal në përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit.

Bullgaria, në nëntor të vitit 2020 bllokoi kornizën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Pala bullgare konteston gjuhën dhe identitetin e maqedonasve me pretendimin se ato kanë “rrënjë bullgare”, se gjuha maqedonase është krijuar pas vitit 1945 nga një dialekt i gjuhës bullgare dhe asaj serbe. Dy vendet në vitin 2017 nënshkruan një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por në vend të afrimit, kjo ka ndarë edhe më shumë dy shtetet.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, pas Maqedonisë së Veriut, do ta vizitojë edhe Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Siç është njoftuar nga BE-ja, ky turne i Borrellit do të riafirmojë përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe për ndikimin e kësaj lufte në sigurinë e Evropës, si tërësi.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Проект "Давай друЖИТЬ" помогает исполнять заветные мечты детей





Москва

На ВДНХ открылась цифровая фотовыставка "Счастье. Материнство или карьера!?"


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин поздравил москвичей с Международным днем защиты детей



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

VK Fest

VK Fest 2024: Музыка и Развлечения на Открытых Площадках России




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Муж Заворотнюк дал волю эмоциям на прощании с актрисой

Спортсмены из Химок выиграли Первенство Подмосковья по автокроссу

Фильм «Мой любимый чемпион» показали в павильоне «Роснефти» на ВДНХ в Москве


Сюзанн Ленглен

Матч Котова и Вавринки перенесли на корт Сюзанн Ленглен



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

По делу о теракте в «Крокусе» проходят 20 обвиняемых, 18 из них арестованы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России