Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2022

Cilat janë gjasat që Kina ta ndihmojë ushtarakisht Rusinë?

0
Cilat janë gjasat që Kina ta ndihmojë ushtarakisht Rusinë?

Associated Press

Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për luftën e saj në Ukrainë dhe se Kina i është përgjigjur kësaj kërkese pozitivisht. Si Moska ashtu edhe Pekini kanë hedhur poshtë këtë pretendim, teksa një zëdhënës kinez e ka quajtur “dezinformatë”.

Megjithatë, pretendimet kanë nxitur supozime se sa larg do të ishte i gatshëm që të shkonte Pekini për të mbështetur “partnerin më të rëndësishëm strategjik”, ashtu siç së fundmi Ministrja e Jashtme kineze e cilësoi Rusinë.

Çfarë ka thënë SHBA-ja?

Pas raportimeve fillestare se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake, zyrtarë të paidentifikuar amerikanë thanë se Uashingtoni kishte përcaktuar se Kina kishte dërguar sinjale në Rusi: Pekini do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë ushtarake për fushatën në Ukrainë dhe ndihmë financiare për të zbutur ndikimin e sanksioneve të ashpra të vendosura nga Perëndimi.

Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog.

Gjatë një takimi në Romë më 14 mars, këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, paralajmëroi këshilltarin kinez për Politikë të Jashtme, Yang Jiechi, kundër ofrimit të një ndihme të tillë, edhe pse Kremlini ka mohuar se ka kërkuar pajisje ushtarake.

SHBA-ja është e kujdesshme për qëllimet e Kinës sepse Qeveria e presidentit kinez, Xi Jinping, ka refuzuar që ta kritikojë pushtimin rus, dhe madje ka tentuar që ta distancojë veten nga lufta e Kremlinit duke bërë thirrje për dialog dhe duke ripërsëritur qëndrimin e saj se territori i shteteve duhet të respektohet.

Çfarë mund të ofrojë Kina?

Nëse asgjë tjetër, Kina ka më shumë gjasa të ofrojë elemente të vogla, siç janë plumbat dhe ushqime sesa avionë luftarakë dhe tanke, thanë ekspertët.

Kina “me gjasë dëshiron të shmangë një shitje të armëve të profilit të lartë për Rusinë në mes të një konflikti që do të mund ta ekspozonte Pekinin ndaj sanksioneve ndërkombëtare”, tha Drew Thompson, ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, i cili aktualisht ligjëron në Shkollën Publike të Politikave Lee Kuan Yew në Singapor.

Pekini do të ishte më i gatshëm që të ofronte pajisje rezervë, materiale shpenzuese, municion dhe pajisje me përdorim të dyfishtë, që nuk bien ndesh me sanksionet dhe që mund të shmangin një përgjigje ndërkombëtare, tha Thompson.

Për shembull, helikopterët rusë ka të ngjarë që të përdorin municionin e tyre për të goditur raketat portative me rreze të shkurtër veprimi, siç janë Stinger. Kina mund t’i shesë Rusisë pajisje të tilla, nëse ato janë në përputhje me sistemet ruse, tha Thompson. Kina gjithashtu mund të ndajë informacionet e inteligjencës dhe vëzhgimit, shtoi ai.

Duke pasur parasysh paralajmërimet e Uashingtonit, çdo ndihmë kineze me gjasë do të mund të përfshinte “gjëra shumë bazike”, siç janë pakot me racione ushqimore për ushtarët, tha Sam Roggeveen, drejtor i Programit për Siguri Ndërkombëtare në Institutin australian Lowy.

Ai shtoi se Rusia do ta kishte praktikisht të pamundur, që brenda një kohe të shkurtër të integrojë armatimet kineze në forcat e saj të armatosura.

A do ta bëjë Kina?

Edhe pse nuk është e pamundur, ekspertët kinezë dhe të huaj thanë se ka disa faktorë që janë kundër mundësisë së ndihmës së Pekinit për Moskën. E para, nëse Kina e ndihmon Rusinë, kjo do të dukej keq.

“Kina do të jetë shumë e kujdesshme dhe do të bëjë më të mirën që të shmangë që ndihma e saj dhe ndihmesa tjetër të përdoret në fushëbetejat në Ukrainë”, tha Shi Yinhong, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Renmin në Pekin.

Ai shtoi se Kina “nuk ka asnjë motiv që t’i ofrojë ndonjë ndihmë operacionit të Rusisë në Ukrainë”.

Roggeveen vlerësoi se nuk ka asnjë “përfitim” për Kinën nëse i ndihmon Moskës, dhe shtoi se një Rusi e dobësuar do t’i shkonte për shtati Kinës në aspektin strategjik dhe ekonomik.

Zyrtarët kinezë, gjithashtu, kanë thënë vazhdimisht përgjatë kësaj krize se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha shteteve duhet të respektohet, edhe pse kritikët kanë thënë se refuzimi i Pekinit që ta kritikojë pushtimin e Rusisë është në kontradiktë me këtë pozicion.

“Operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë është shndërruar në pushtim dhe Kina kurrë nuk do të ofrojë armë për të ndihmuar një shtet që ta sulmojë një shtet tjetër sovran, nëse ky veprim nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Li Xin, drejtor i Institutit për Studime Evropiane dhe Aziatike në Universitetin e Shangait për Shkenca Politike dhe Juridike.

Kina, po ashtu, nuk dëshiron që konflikti të përkeqësohet ose të bëhet pjesë e tij, kështu që çdo mbështetje kineze “do të matet dhe do të kalibrohet me kujdes”, tha Thompson.

Përgatiti: Mimoza Sadiku





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

Свыше 600 навалов мусора устранили в Подмосковье за неделю


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Юрий Лоза

«Считают каждую копейку»: Юрий Лоза рассказал о трудностях Максима Галкина* и Аллы Пугачевой в Израиле




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Охрана и безопасность. Как роботы и дроны работают на спортивных объектах?

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


ATP

Немец Зверев выбил россиянина Медведева из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России