Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2022

Osmani kërkon ndihmën e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

0
Osmani kërkon ndihmën e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një letër dërguar presidentit amerikan, Joe Biden, se integrimi euro-atlantik i Kosovës është prioritet kyç i sigurisë kombëtare.

Letra, e cila është siguruar të enjten, më 17 mars, mban datën e 10 marsit.

“Evropa është duke u përballur me kohërat më të errëta dhe më të rrezikshme prej përfundimit të Luftës së Ftohtë. Teksa ndajmë synimin e përbashkët për mbrojtje dhe promovim të sigurisë globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë domosdoshmëri. Argumentet kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO shpërfillin këtë nevojë për siguri në Ballkanin Perëndimor dhe nuk shërbejnë në interes të botës së lirë demokratike, e cila është duke u rrethuar nga tendenca autoritare dhe politikat e tyre agresive”.

Sipas Osmanit, Kosova e ka dëshmuar disa herë pse e meriton të jetë pjesë e Aleancës veri-atlantike dhe ka përmendur se Kosova është shteti më pro-amerikan dhe më pro-NATO në botë.

Ajo ka thënë se beson që SHBA-ja do të shfrytëzojë lidershipin dhe ndikimin që ka për të mbështetur Kosovën drejt anëtarësimit në NATO, duke nisur nga programi i Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimi i plotë në Kartën e Adriatikut.

“Ndonëse të gjithë sytë janë drejtpërdrejt në luftën shkatërruese në Ukrainë, ne nuk duhet ta humbim vëmendjen ndaj situatës së brishtë në Ballkan. Ne jemi të ekspozuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të minuar Kosovën dhe për të destabilizuar gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ndër tjerash Osmani.

NATO-ja ka 30 vende anëtare. Nga vendet e rajonit, pjesë e saj janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Më 9 mars, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e grupit punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se objektivi kryesor i këtij grupi do të jetë avancimi i procesit të integrimit në NATO, fuqizimi i pranisë së Kosovës në organizata dhe mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë, si dhe bashkëpunimi me aleatët strategjikë ndërkombëtarë.

Më 6 mars, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, demokrati Ritchie Torres, ka kërkuar nga presidenti Biden që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

Në një letër dërguar presidentit Biden dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kongresisti Torres ka thënë se pas pushtimit rus në Ukrainë, Uashingtoni duhet t’i ndihmojë Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Duke marrë parasysh pushtimin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike. Është parësore për sigurinë evropiane që ne të vazhdojmë dhe të zgjerojmë partneritetin që kemi përmes NATO-s. Prandaj, si një prej aleateve më të fuqishme të SHBA-së, u bëjmë thirrje që të shtoni përpjekjet tuaja që të siguroheni që Kosova të pranohet në NATO si shtet anëtar”, është thënë në letër.

Ai ka përmendur sanksionet që Kosova ka vendosur ndaj Rusisë duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe ka thënë se Prishtina zyrtare nuk është imune nga agresioni rus.

“Agresioni rus është, po ashtu, shqetësues për Kosovën dhe për shkak të raporteve tashmë të tensionuara që ka me fqinjin e saj, Serbinë. Serbia vazhdon të largohet nga Perëndimi dhe të afrohet drejt idealeve ruse”, ka shkruar Torres.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий





Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

«Я заставила себя не испытывать чувство голода»: Анастасия Волочкова рассказала в шоу Анфисы Чеховой на ТВ-3 о своём детстве




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Футболисты ФК «Динамо Пушкино» заняли второе место в межрегиональном турнире Laffy Cup 2024

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


WTA

Потапова проиграла на старте турнира WTA-500 в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России