Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2022

Osmani: Serbia udhëhiqet nga një mentalitet i viteve '90

0
Osmani: Serbia udhëhiqet nga një mentalitet i viteve '90

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk pret ndryshime pozitive nga zgjedhjet parlamentare dhe presideciale serbe, që u mbajtën më 3 prill.

Gjatë një konference për media në Prishtinë më 4 prill, Osmani tha se Serbia udhëhiqet nga një mentalitet i viteve '90.

“Është për fat të keq edhe të Serbisë dhe të rajonit që nuk ka një ndryshim pozitiv, në kontekst të mentalitetit politik që e udhëheq Serbinë. Pra, edhe nëse flasim për të djathtë, të majtën apo qendrën, për fat të keq vazhdon një mentalitet i viteve ’90 ku Serbia vazhdon t’i shohë shtetet e tjera në rajon, në veçanti Republikën e Kosovës, Malin e Zi, por edhe Bosnjë e Hercegovinën si shtete të përkohshme”, tha Osmani.

Në këto zgjedhje, sipas rezultateve paraprake, presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq, ka fituar edhe një mandat, duke fituar afër 60 për qind, ndërkaq, partia e tij, Partia Përparimtare Serbe, po ashtu ka dalë e para me 43 për qind të votave.

Presidentja Osmani e akuzoi Serbinë se ka parandaluar që qytetarët serbë të Kosovës – me shtetësi të dyfishtë – të mund të votonin nga Kosova për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe, që u mbajtën një ditë më parë.

Sipas saj, mosmbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë ka ndodhur pasi Beogradi ka refuzuar tri opsionet e ofruara.

“Në fakt ka qenë Serbia ajo që ka parandaluar të drejtën e serbëve për të votuar. Institucionet e Kosovës u kanë dhënë të drejtë qytetarëve serbë që të votojnë qoftë nëpërmjet zyrës ndërlidhëse, postës apo edhe duke nënshkruar një marrëveshje bilaterale e cila do të respektonte në tërësi praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim. Pra kanë qenë tri opsione, asnjëra nga të cilat nuk është pranuar nga ana e Serbisë”, tha presidentja Osmani.

Osmani shtoi se me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Beogradi ka synuar që të shkelë sovranitetin e Kosovës.

Shtetet e Quint-it kanë shprehur "zhgënjimin e madh" që Kosova nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Serbët e Kosovës të dielën votuan në komunat serbe, që gjenden pranë kufirit me Kosovën, pasi institucionet e Kosovës nuk lejuan që zgjedhjet serbe të mbaheshin brenda territorit të shtetit.

Presidentja Osmani përsëriti akuzën se në zgjedhjet serbe të mbajtura më 3 prill, afër 6,000 shqiptarë nga komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, u është mohuar e drejta e votës, për shkak të pasivizimit të adresave të tyre të banimit.

Komisioni i Zgjedhjeve i Serbisë konfirmon fitoren e listës së Vuçiqit

Ndërkaq, sa i përket dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Osmani tha se nuk pret ndonjë ndryshim në sjelljen e Serbisë, pasi siç tha ajo, zyrtarët serbë, ulen në tavolinën e dialogut “për të krijuar obstruksione”.

Ajo tha se Kosova dëshiron që procesi i dialogut, që ka nisur më 2011, të përmbyllet me një marrëveshje, që do të ishte e përqendruar në njohje reciproke.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал об уникальных составах, которые поедут по БКЛ в эти выходные





Москва

В Парке Горького вновь пройдет Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал об уникальных составах, которые поедут по БКЛ в эти выходные



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

«Я заставила себя не испытывать чувство голода»: Анастасия Волочкова рассказала в шоу Анфисы Чеховой на ТВ-3 о своём детстве




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бег — один из самых популярных видов спорта у россиян

Кто создает «креативный код» страны?

В Росгвардии стартовал чемпионат по боксу "Кубок Победы"


ATP

Теннисист Медведев может потерять свое место в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

Азербайджанский мигрант возмутился из-за того, что в Калининграде суд назначил 4,5 года лишения свободы за убийство в ДТП школьницы. Видео



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России