Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2022

Era e bakllavasë së Bajramit në Prizren

0
Era e bakllavasë së Bajramit në Prizren

Në pastiçerinë 50-vjeçare, “Shëndeti”, në qendër të Prizrenit e premtja ishte e ngarkuar.

Eroll Hamza, një nga bashkëpronarët, prej disa ditësh pa pushim përgatit bakllava për Kurban Bajramin, i cili festohet më 9 korrik.

Ai po vazhdon kështu traditën shumëvjeçare të stërgjyshit të tij Hamziaga, i cili e mësoi zanatin në Bullgari në fillim të shekullit të kaluar.

Hamza, i cili është gjenerata e pestë e pastiçerëve në këtë familje me origjinë nga Komuna e Dragashit, pothuajse çdo gjë e bën vetë. Herë pas here e ndihmon një punëtore e cila ka rreth 20 vjet që është e punësuar tek ata.

Teksa bën përgatitjet për një tepsi të re bakllavaje, ai shpjegon për Radion Evropa e Lirë se çfarë duhet për këtë ëmbëlsirë, pa të cilën asnjë familje nuk mund ta imagjinojë drekën e Bajramit.

“Për bakllava duhet miell, kripë, ujë, vezë, gjalpë dhe sigurisht një mjeshtër i mirë. Për bakllavanë e Bajramit përdoret qumësht në vend të ujit për ta bërë më të shijshme”, thotë Hamza, duke shpjeguar procesin e përgatitjes së kësaj ëmbëlsire.

“Brumi përzihet, pastaj ndahen petët, ose topat. Nëse bëjmë bakllava me tetë petë, ndajmë po aq toptha. Përzihen me niseshte në mënyrë që petët të mos ngjiten me njëra-tjetrën. Petët hapen më pas me një petës për t'i bërë sa më të holla. Më pas vendosen në tepsi dhe priten dhe i japin formë sipas dëshirës”, tregon ai.

Rrallëherë një mjeshtër zbulon sekretin e zanatit të tij, por Hamza e tregoi atë për një tepsi mesatare që mund të përmbajë 40 deri në 60 copë bakllava.

“Rreth 800 gram miell, një lugë mesatare kripë, një vezë ose dy të verdha, pak vaj dhe në fund 400 deri në 450 mililitra ujë. Për bakllavanë e Bajramit kam vënë të njëjtën sasi qumështi për ta bërë më të mirë. Duhet rreth një kilogram niseshte për të hapur bakllavanë. Petët më pas renditen”, tregon Hamza.

Pastaj në të hidhet 700 mililitra vaj ushqimor, tepsia vendoset në furrë dhe piqet maksimumi një orë në temperaturë të paktën 200 gradë.

Pasi të jetë pjekur, bakllavaja spërkatet me sherbet të ngrohtë dy herë me një distancë kohore prej disa minutash për ta mbajtur atë krokante. Sherbeti bëhet në raport nga një litër ujë dhe një kilogram me një kilogram e gjysmë sheqer dhe përzierja zihet derisa të marrë valë. Mund të shtohet edhe limon që sherbeti të mos jetë shumë i sheqerosur. Sa më e hollë të jetë përzierja, aq më i mirë është sherbeti, shpjegon Hamza.

Klientët gjithmonë vijnë në këtë pastiçeri dhe marrin bakllavanë e porositur më parë. Në mesin e tyre është edhe Edis Gashi, i cili, siç thotë ai, në dekadat e fundit e ka porositur këtë ëmbëlsirë për çdo Bajram.

“Këta janë mjeshtrit më të mirë, besoj jo vetëm në Prizren. Ata bëjnë vërtet bakllava të mrekullueshme. Nuk ndryshojnë recetën dhe cilësinë. Që fëmijë i kam dashur bakllavat e tyre, sidomos bakllavat e Bajramit”, thotë ai.

Kriza ekonomike dhe rritja drastike e çmimeve të ushqimeve bazë lë pasoja negative për punonjësit në industrinë e ëmbëlsirave.

“Kisha diku rreth dhjetë klientë që për vite me radhë më porositnin të paktën nga një tepsi me bakllavë çdo Bajram. Tani, pas këtyre rritjeve, kur u thashë se cili është çmimi i ri, të gjithë hoqën dorë. Askush nuk më ka porositur këtë bakllava”, thotë Hamza.

Një tepsi me 40 copë aktualisht kushton 20 euro.

Në mesin e pastiçerëve të zonës së Prizrenit nuk ka asnjë mendim të vetëm se nga vjen bakllavaja. Ka nga ata që pretendojnë se janë nga Persia dhe të tjerë nga Turqia. Disa prej tyre thonë se ka “mbi njëqind lloje”. Në bazë të origjinës, por edhe ngjyrës.

Ka të ashtuquajturat bakllava të bardha, të verdha dhe kafe. Dhe i pyetur në fund se cila bakllava i pëlqen, Hamza thotë shkurt:

"Ajo me arra, se pa to nuk ka bakllava. Më pëlqejnë veçanërisht ëmbëlsirat e Bajramit dhe i përgatis me më shumë dashuri për të kënaqur klientët”, përfundon Eroll Hamza teksa hedh sherbetin mbi tepsitë e këtyre ëmbëlsirave që sapo i ka pjekur.





Губернаторы России
Москва

Собянин: В «Зарядье» пройдет форум будущего БРИКС «Облачный город»





Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» помогает В.В. Путину улучшить либо отменить налоги в обществе.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

Наследие Шаляпина и Рахманинова представили на выставке-форуме «Россия»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бились лопатами, палками и бейсбольными битами: Мигранты устроили массовую драку в Новой Москве

Футболисты ФК «Динамо Пушкино» заняли второе место в межрегиональном турнире Laffy Cup 2024

Росгвардейцы обеспечили правопорядок во время футбольных матчей в Москве


WTA

Рахимова прошла во второй круг турнира WTA в Рабате на отказе Таунсенд



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России