Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2022

Osmani kërkon të shikohet nëse Specialja po respekton të drejtat e të akuzuarve

0
Osmani kërkon të shikohet nëse Specialja po respekton të drejtat e të akuzuarve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 22 korrik se institucionet e Kosovës duhet të punojnë për të parë nëse po respektohen të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, të dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë një konference të përbashkët për media në Prishtinë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, Osmani u pyet nëse do t'i vizitojë ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë, por ajo tha se më të rëndësishme janë veprimet sesa vizitat.

“Unë besoj që do të ulemi dhe do të diskutojmë me institucionet, në radhë të parë se si mund të bëjmë çmos që ligjet që i ka miratuar vetë Kuvendi i Kosovës, amendamentet kushtetuese që i ka miratuar Kuvendi i Kosovës, të zbatohen, por edhe sa i përket mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve në këtë rast”, tha Osmani.

Në Kosovë ka kritika të shumta ndaj Dhomave të Specializuara për zvarritjen e procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët për pothuajse dy vjet gjenden në paraburgim në Hagë, dhe ende nuk ka një datë për nisjen e gjyqit ndaj tyre.

Në paraburgim në Hagë qysh nga nëntori i vitit 2020 gjenden ish-krerët e UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Ata akuzohen si të dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Osmani foli edhe për rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 21 korrik, që kërkon që Këshilli i Evropës të bëjë përditësime sa i përket raportit të senatorit Dick Marty, të vitit 2011, ku pretendohej se në Kosovë dhe Shqipëri ka pasur trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë. Ky raport ishte bërë shkas për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë.

“Dick Marty ka tentuar ta shtrembërojë të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë, një luftë gjenocidale e Serbisë kundër popullit të Kosovës, por përgjigjen e ka marrë nga vetë prokurorët e Speciales”, tha Osmani, duke iu referuar një raporti nga prokurori amerikan, Clint Williamson, që më 2014 tha se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.

E para e vendit tha se Kosova ka qenë viktimë e një regjimi të gjenocidit dhe Serbia ka qenë agresore, duke shtuar se, siç i quajti ajo, thashethemet e raportit të Këshillit të Evropës, “kanë rënë në tokë” para shumë vitesh.

Sipas Osmanit, Kosova do të mund të ndërmarrë veprime ligjore, kur të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, teksa më herët gjatë këtij viti, Prishtina zyrtare dorëzoi aplikimin për anëtarësim në këtë institucion.

“Natyrisht që në momentin që Kosova është anëtare në këtë organizatë, do të ketë të drejta të plota - sikurse edhe deputetët e tjerë që sot kanë të drejtë vote - të paraqesin amendamente, dhe atëherë Kosova do të ketë mundësi që të bëjë propozime brenda vetë organizatës që e pati miratuar atë raport”, tha Osmani.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kërkoi që Prishtina dhe Tirana t'i koordinojnë veprimet sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale.

“Unë dua të shpreh bindjen time të plotë dhe të palëkundur, siç e kam pasur edhe në rastet e tjera kundër ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët kanë fituar pafajësinë, se edhe ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Veseli dhe Krasniqi, dhe drejtues të tjerë do të dinë ta mbrojnë me shumë dinjitet këtë luftë të drejtë të popullit të Kosovës dhe Kosova e Shqipëria duhet të bëjnë gjithçka në mbështetje të kësaj beteje”, tha ai.

Pretendimet e raportit të Dick Martyt nuk janë përfshirë në aktakuzat nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Megjithatë, pretendimet e Martyt nuk janë hedhur poshtë nga Këshilli i Evropës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал об уникальных составах, которые поедут по БКЛ в эти выходные





Москва

Вендор технологических решений DатаРу перешел на сервис кадрового ЭДО от HRlink


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о мерах поддержки предпринимательства в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Песня

Рассылка Песни или Музыки на все Радиостанции России, СНГ и Мира, а также по всем СМИ России.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Кто создает «креативный код» страны?

В Росгвардии стартовал чемпионат по боксу "Кубок Победы"

«Локомотив» и воронежский «Факел» сразятся на столичной «РЖД Арене»


Стефанос Циципас

«Спартак» подарит Циципасу клубную футболку



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России